• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Shteti është i kapur”, Lubonja: Të fortët e mbështetur nga pushteti nuk pyesin për ligje

3 August, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
87
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti Fatos Lubonja, në rubrikën “opinion” në News24, ka folur në lidhje me ngjarjen e tmerrshme që ka tronditur ditën e djeshme opinioni publik, pasi një vajzë 7-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një gomone e drejtuar nga Arjan Tase, shefi i policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan

Lubonja u shpreh se të tillë persona kanë kapur shtetin, nga ku edhe gjejnë sigurinë të veprojnë si duan e të thyejnë ligjet e rregullat, pasi e dinë që nuk do të përballen nga pasojat.

“Pash kryeministrin që quante kafshëri reagimin e opozitës, është kjo një ngjarje rastësore që po e ekzagjerojmë se na duhet, apo ka një fenomen, kjo “kafshëri” është militantizëm apo ka një arsye.

Kjo ngjarje është përtej aksidentit. Problemi qëndron në atë që kemi të bëjmë me një njeri të policisë që ka një skaf dhe thyen të gjitha rregullat.

Është një individ apo kulturë e atyre që qeverisin?

Këtu prej kohësh, por së fundi është rënduar, shtetin e kanë kapur të fortët, ata që nuk pyesin për ligjin e i vënë koburen policisë si në Elbasan, që kanë bashkëpunim me shtetin dhe ndjehen të sigurt për të bërë arrogantin.

Lexova reagimin e Blendi Gonxhes, dhe përshkroi atë që ndodh me ata që i quajti njerëz me zinxhirë floriri në qafë.

Është një gjë që e kam jetuar edhe unë edhe pse nuk shkoj kurrë në jug në këtë kohë sepse është dhuna e këtyre të fortëve me akte të tilla, që ngrenë muzikën e s’u thotë askush asgjë.

Kam shkuar një herë në Jalë dhe kam marrë makinën në 2 të natës iu ngjita malit ku mund të flija pak në makinë sepse zhurma nga Folie Marine ishte e tmerrshme.

Këta janë zotërit e Shqipërisë sot. Kjo i revolton njerëzit.

Edhe në Tiranë shihet kjo, zënë vendin e parkimit dhe thonë është i imi, bëjnë ndërtime pa leje, është gjithë kjo atmosferë që e bën më të nxehtë këtë ngjarje dhe jep këtë reagim. mendoj se duhet parë kështu jo vetëm si një ngjarje në vetvete”, u shpreh ai.

Lubonja shtoi se problemi në krijimin e situatave të tilla nuk qëndron në forcimin e ligjeve, pasi ligjet i kemi në nivele europiane, por në faktin që ato nuk zbatohen.

“Nuk është se na mungojnë ligjet, i kemi të standardeve europiane, e vështira është ti respektosh. edhe pse janë ligjet, të fortët e mbështetur nga pushteti nuk pyesin për ligje. Kjo nis nga lart nga kryeministri i pari që nuk pyesin për ligje. Nëse do të bëjmë një analizë më të thellë, më kujtohet: Çdo popull ka qeverinë që meriton. Jo vetëm qeveria është pasqyrë e popullit, por edhe populli mund të bëhet pasqyrë e qeverisë kur ata lart sillen me integritet.

Kur merr kriminelët e mbrohesh prej tyre si në rastin e Elbasanit, ata që shoqëruan Ramën e kërcënuan protestuesit i vunë koburen në kokë policisë, kur sillesh kështu e thua jam krenar për ju, atëherë ata të fortët marrin zemër e të imitojnë ty. Është modeli që jepet nga lart jo se shqiptarët janë vetëm të mirë sepse kanë problemet e tyre, problem është që ata në pushtet vijnë me idenë të luftojnë një kulturë të tillë por janë ata që bëhen promotorë të kësaj kulture dhe bashkëpunojnë më shumë me këta njerëz. Kjo situatë është e rrezikshme”, tha ai.

Paraardhëse

Berisha takim me intelektualët në Vlorë: Cilat janë masat që duhen marrë

Pasardhëse

Mentor Kikia: Reagova se në vendin e vajzës fatkeqe shikoja edhe fëmijën tim

Pasardhëse

Mentor Kikia: Reagova se në vendin e vajzës fatkeqe shikoja edhe fëmijën tim

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.