• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shtetasi i Shqipërisë e pëson keq, ja dënimi që mori për 10 euro ryshfet ndaj Policisë së Kosovës

25 August, 2020
në Aktualitet, Kosovë, Kryesore
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, është shpallur aktgjykim dënues ndaj Bekim Bashës, i akuzuar se ka kryer veprën penale të dhënies së ryshfetit. Pas pranimit të fajësisë, Basha u dënua me 1,200 euro gjobë.

Aktgjykimi u shpall nga gjykatësja Ajser Skenderi, pasi fillimisht u mbajt shqyrtimi fillestar në po të njëjtën ditë. Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Arijana Shajkovci, i akuzuari deklaroi se e pranon fajësinë për veprën penale e cila i ngarkohet në bazë të aktakuzës. Me pranimin e fajësisë u pajtua edhe prokurorja Shajkovci, e cila deklaroi se mbetet pranë aktakuzës dhe kërkoi që me rastin e shqiptimit të dënimit të merren parasysh rrethanat lehtësuese, e nëse gjenden edhe rrethana rënduese.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Avni Thaqi kërkoi nga gjykata një dënim më të lehtë për klientin e tij, me arsyetimin se i njëjti ka bashkëpunuar që në fillim në mënyrë të sinqertë, duke konsideruar se dhënia e 10 eurove si shpërblim nuk paraqet vepër penale, e duke deklaruar se duhet marrë parasysh edhe gjendja jo të mirë ekonomike e klientit të tij.

Pas deklarimeve të palëve, gjykatësja Ajser Skenderi shpalli aktgjykim dënues, me të cilin Basha u dënua me 4 muaj burgim efektiv dhe me 200 euro gjobë. Mirëpo, avokati Thaqi kërkoi nga gjykatësja që dënimi me burgim të zëvendësohet në atë me gjobë. Gjykatësja Skenderi aprovoi kërkesën e mbrojtësit të të akuzuarit dhe dënimi me burg u zëvendësua me 1 mijë euro gjobë.

Po ashtu, i akuzuari obligohet që në emër të paushallit gjyqësor të paguajë 50 euro, si dhe 50 euro të tjera në emër të programit të kompensimit të viktimave të krimit. Ndryshe, në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të datës 21 gusht 2020, Bekim Basha akuzohet se me 19 gusht 2020, rreth orës 10:03 minuta, në mënyrë të drejtpërdrejt i ofron personit zyrtar dhe atë oficerit Nazmi Hoxha, shumën e të hollave prej 10 euro, si dhuratë e paarsyeshme.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari, derisa ka qenë i ndaluar për regjistrim në hyrjen PPK “Vërmicë”, si drejtues i autobusit të kompanisë “Pati Travel”, pasi që zyrtari policor kërkon dokumentet e nevojshme, i pandehuri i dorëzon tre pasaporta për kontrollim duke i thënë: “pasaportën time ke një kafe”. Me këto veprime, Bekim Basha akuzohet se ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.

Paraardhëse

Thirrja e fortë e Astrit Patozit: Mos votoni asnjërin prej tyre

Pasardhëse

Shtatori 2020, çfarë do të ndodhë me politikën, SPAK, BKH dhe kush do jetë fituesi i zgjedhjeve 2021?

Pasardhëse

Shtatori 2020, çfarë do të ndodhë me politikën, SPAK, BKH dhe kush do jetë fituesi i zgjedhjeve 2021?

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.