• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shtëpitë e rindërtimit nuk lejohet të shiten? Reagon për herë të parë Rama dhe zbulon si është e vërteta

8 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
648
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjatë një vizite që bëri në lagjen e re të Ndroqit, kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmeve të rreme që sipas tij dolën se atyre nuk do u lejohet shitja e shtëpisë për shkak të një marrëveshje të nënshkruar.

Kryeministri mohoi gjithçka dhe i quajti “maskarallëqe” dhe tha se do të vijnë duke u shtuar për shkak të zgjedhjeve.

Rama kërkoi që të realizohet një marrëveshje me banorët që do të hyjnë në apartamentet e reja ku të theksohet se nëse nuk respektohen afatet do të penalizohet bashkia ose qeveria.

E gjitha kjo sipas Ramës duhet të bëhet për të siguruar qytetarët dhe për të mos i bërë ata të shqetësohen.

Po ashtu Rama kërkoi që familjet që kanë banesën në një në pozicione të këqija gjeografike dhe gjeologjike t’u jepen paratë në dorë dhe ta ndërtojnë vetë banesën nëse duan.

“Është e rëndësishme që të gjithë ata që janë akoma në pritje, pasi shtëpitë individuale në një mënyrë ose tjetër po avancojnë. Familjet po kthehen në shtëpi.

Një pjesë e vogël që shtëpitë e dëmtuara i kanë në pika që gjologjikisht, gjografikisht nuk janë të nevojshme t’i marrin paratë në dorë dhe është zgjedhja e tyre.

Nëse duan ta ndërtojnë atje, sigurisht me supervizionin tonë, ta ndërtojnë atje. Sugjerimi, natyrisht jo imponues, duhet të jetë që të mos e ndërtojnë atje.

Pra të gjejnë një zgjidhje sipas mundësive që kanë, por sipas shumës që iu jepet mund ta ndërtojnë kudo. Ndërkohë ata që presin apartamentet një pjesë e madhe duhet të presin ende, atyre duhet t’u japim kontratën dhe t’u themi që kjo është kontrata që familja jote merr këtë appartament me këtë sipërfaqe, dhe me një angazhim kohor, që ta dinë mos të thonë që është letër pa vlerë, por një letër me vlerë që në këtë afat merr apartamentin.

Për çdo kalim afati që mund të ndodhë për 1001 arsye, qeveria, bashkia do të paguajë një penalitet. Kështu ai e ka kontratë me vlerë noteriale që nëse do të shkojë të kërkojë llogari në gjykatë le ta kërkojë.

Më shumë për t’u dhënë sigurinë psikologjike dhe për të mos rënë më pre e këtyre maskarallëqeve që do të shkojnë duke u shtuar për shkak të zgjedhjeve.

Jo shtëpinë do t’ua marrin mbrapa, jo shtëpinë nuk do ta shisni, jo do t’ju lenë me qira, jo do t’ju marrin lekë, të gjitha këto janë dokrra, megjithatë njerëzit kanë të drejtë që të kenë ankthin dhe shqetësimin e arsyeshëm”, tha Rama.

Paraardhëse

Ultimatumi i Yuri Kim për të mos lejuar kandidimin e Tom Doshit, Ylli Manjani bën deklaratën e fortë

Pasardhëse

Ish deputeti i LSI nxjerr prapaskenat e forta, tregon çfarë do të ndodhë me partinë e Kryemadhit

Pasardhëse

Ish deputeti i LSI nxjerr prapaskenat e forta, tregon çfarë do të ndodhë me partinë e Kryemadhit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.