• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Shqiptarja akuzon ish-presidentin e Gjermanisë për ngacmim seksual: Me tha zhvishu

28 February, 2018
në Rozë
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shqiptarja nga Maqedonia, Zana Ramadani, promovoi librin e saj me titull “Sexismus. Über Männer, Macht und #Frauen” (Seksizmi. Mbi burrat, pushtetin dhe #gratë”).

Vetëm një ditë para promovimit të librit të saj të ri, emri i saj lakohet nga gazetat gjermane lidhur me një akuzë që ajo e drejton në këtë libër.

Ramadani ngre akuza kundër jo më pak se ish presidentit gjerman Joachim Gauck. Atë e fajëson për seksizëm ose për një sjellje “të papërshtatshme” që ai e paska treguar ndaj saj, sjellje kjo sipas Zanës, në kufi me ngacmimin seksual.

Skena që përshkruhet në librin i cili promovohet sot, ka ndodhur në qershor të vitit 2016, në kështjellën Bellevue të Berlinit, shkruan gazeta “Berliner Zeitung”. Zonja Ramadani ishte aty në mesin e një numri të madh të ekspertëve të integrimit, që ishin ftuar si mysafirë të presidentit federal.

Duke bërë aluzion rreth daljeve të saj publike me gjinj të zbuluar gjatë protestave kundër diskriminimit të gruas, që i bënte si aktiviste e grupit “Femen”, presidenti do ta ketë pyetur Zanën nëse ajo do të zhvishej edhe aty, në kështjellë. Pasi që ajo i kishte thënë se fustani i saj ishte shumë i komplikuar për një gjë të tillë, Gauck do t’i ketë thënë se ai, po qe nevoja, mund ta ndihmonte.

Kështu së paku e citon Zana Ramadani atë në librin e saj. Dhe për të mos mbetur puna me kaq, ajo shkruan se gjatë fotografimit të përbashkët ai e ka përqafuar dhe a ka vënë krahun mbi ijet (kërdhokullat) e saj. “Unë prisja madje pothuaj që dora e tij të rrëshqiste më poshtë, drejt prapanicës. (…) Isha e prekur në mënyrë të pakëndshme, por e lash të ndodhte. E çfarë do të bëja unë? Ai ishte president federal”, shkruan Zana Ramadani.
Por, edhe pse kjo situatë i ishte dukur e pakëndshme atëbotë, Zana nuk ishte e interesuar ta vendoste presidentin në shtyllën e turpit, ka theksuar ajo në bisedë me “Berliner Zeitung”. Ajo, e kishte mbijetuar “sjelljen e tij konfuze” pa dëmtime.

Ndërsa, i pyetur nga gazeta “Berliner Zeitung”, ish presidenti Gauck nuk ka dashur të marrë qëndrim. Në vend të tij është përgjigjur avokati i tij, Christian Schertz.
“Akuza e zonjës Ramadani nuk ka asnjë bazë. Po të lexohet teksti më saktësisht, aty shkruan se z. Gauck e ka vendosur dorën rreth saj ashtu siç është e zakonshme për bërjen e një fotografie të përbashkët. Pastaj në tekst shprehet vetëm një supozim se dora mund të rrëshqiste më poshtë, gjë që realisht aspak nuk ka ndodhur. Të nisesh nga një rrethanë e tillë dhe ta quash atë “ngacmim”, është thjesht absurde. Po ashtu, pas leximit të saktë të tekstit, nuk shihet se ajo e fajëson atë që ta ketë prekur në mënyrë të pamoralshme”, përfundon avokati.

Cilado që të jetë e vërteta rreth rastit “Gauck”, një gjë duhet të thuhet: se si me librin e parë, ashtu dhe me këtë të riun, Zana Ramadani ka qëlluar mainstreamin e kohës: libri i saj mbi seksizmin pra publikohet në kohën kur gjithandej në botë vlon nga akuzat kundër ngacmimeve seksuale dhe kur lëvizja kundër tyre “MeeTo” është shumë aktuale.

Paraardhëse

Miliona euro kokainë e pastër, kush i lajmëroi autoritetet shqiptare?

Pasardhëse

Tirana e bardhë, si e shijuan VIP-at shqiptarë borën e parë të vitit në kryeqytet

Pasardhëse

Tirana e bardhë, si e shijuan VIP-at shqiptarë borën e parë të vitit në kryeqytet

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.