• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shqip+

Shqiptarët rrisin shpenzimet për shëndetin, zbuloni cili qytet mban rekord

6 January, 2020
në Shqip+
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjatë vitit 2018 shqiptarët kanë rritur shpenzimet ndaj shëndetit, duke vërtetuar se barra e sëmundjeve po ndikon edhe në strukturën e buxhetit të familjeve. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se sëmundjet janë rritur në popullatë dhe kjo është reflektuar edhe te shpenzimet e familjeve shqiptare. Sipas Anketës së Buxhetit të Familjes, shpenzimet për shëndet u rritën nga 3.9% e totalit të shpenzimeve të familjes në 4.2% të totalit. Edhe për vitin 2018, qarku i Fierit mbante rekord për sa i përket këtyre shpenzimeve, ku rreth 6% të totalit shkonin për shëndetin. Në krahasim me një vit më parë fierakët rritën shpenzimet me 0.9 pikë përqindje.

Pas Fierit, shpenzimet më të larta janë regjistruar në Kukës dhe Shkodër, me përkatësisht 5.2% dhe 4.9%. Në qarkun e Kukësit shpenzimet ndaj shëndetit janë rritur më shumë se dyfish. Kjo ishte rritja më e madhe për vitin 2018. Edhe në Qarkun e Tiranës dhe Beratit, shpenzimet ndaj shëndetit janë regjistruar më të larta se mesatarja kombëtare. Në Tiranë shpenzimet ndaj shëndetit ishin 4.3% e totalit, të cilat shënuan gjithashtu rritje në raport me një vit më parë. Ndërsa në Berat shpenzimet ndaj shëndetit u regjistruan 4.2%.

Në anën tjetër shpenzimet më të ulëta ndaj shëndetit kanë qenë në qarkun e Elbasanit. Sipas të dhënave të publikuara nga Anketa e Buxhetit të Familjes një familje nga Elbasani shpenzon mesatarisht për shëndetin 3.1% të totalit të shpenzimeve. Shpenzimet kanë qenë të ulëta edhe në qarkun e Korçës dhe Durrësit, ku kishin të njëjtën peshë prej 3.5%. Me një diferencë të vogël edhe shpenzimet në Vlorë dhe Lezhë ishin sa 3.6% e totalit, ndjekur nga Dibra me një peshë prej 3.7%.

Dibra, gjithashtu, ishte një nga qarqet ku pesha e shpenzime shënoi rritje me gati 1.6 pikë, nga 2.1% në 3.7%.

Në qarkun e Gjirokastrës, ndonëse prej kohësh po përjeton plakjen e popullsisë me ritme të shpejta, shpenzimet ndaj shëndetit janë më të ulëta se mesatarja e vendit, të cilat ishin sa 3.9%.

Anketa e Buxhetit të Familjes është një vrojtim statistikor që kryhet pranë njësive ekonomike familjare (NjEF) dhe jep një panoramë të situatës socio-ekonomike të NjEF në Shqipëri. Anketa e Buxhetit të Familjes 2018 u krye nga INSTAT përgjatë gjithë vitit, me një kampion prej 9.384 NjEF. Në përfundim të vrojtimit u intervistuan rreth 7.559 NjEF të shpërndara në mënyrë uniforme në të gjithë territorin e Shqipërisë./Monitor

Paraardhëse

Kirurgu i QKUK-së ‘shpik’ metodën që shëron diabetin, reagon urgjent mjeku shqiptar nga Gjermania

Pasardhëse

“I vetmi njeri që nuk bën gabime…”, kryeministri Rama e nis ditën me një mesazh të rëndësishëm (FOTO)

Pasardhëse

“I vetmi njeri që nuk bën gabime...”, kryeministri Rama e nis ditën me një mesazh të rëndësishëm (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.