• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

Shqiptarët po çmenden, fluks vizitash në psikiatri

24 February, 2018
në Shëndet
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Doktoresha Arjana Rreli prej 30 vjetësh punon si mjeke psikiatre, nga të cilat 8 vjet në Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor numër 3 në Tiranë. Në rrethinat e Tiranës me një popullsi prej 800 mijë banorësh ka vetëm 3 qendra të tilla. Qendra 3 tek Poliklinika e Përgjithshme është më e madhja. Ajo ofron shërbime për 350 mijë banorë që vijnë që nga Tirana deri nga Shëngjergji, Zall Herri e Kamza. Me një llogari të thjeshtë një mjek psikiatër shërben për rreth 90 mijë qytetarë. Në këtë qendër shërbejnë 4 mjekë psikiatër gjithsej, 3 për të rritur dhe 1 për fëmijë e adoleshentë. Është qendër ambulatore me psikologë, punonjës sociale, 8 infermierë që dalin në terren për të identifikuar raste të reja, ose për njerëz që nuk pranojnë të vijnë në qendër.

Këtu ofrohet terapi zhvillimi për fëmijë të prekur nga autizmi, me paaftësi intelektuale ose probleme të tjera të zhvillimit mendor. Me shtimin e popullsisë rritet dita-ditës edhe fluksi i vizitave. “Rreth 15 vizita kanë qenë gjithmonë, kurse tani rreth 30”, – thotë doktoreshë Arjana. Një qytetar orientohet tek qendra e Shëndetit mendor nëpërmjet mjekut të familjes ose një specialisti të fushës. Pas derës ka vazhdimisht njerëz që presin të marrin një shërbim cilësor. “Mbingarkesa është pa diskutim. Nëse flasim për standarde evropiane, një mjek psikiatër duhet të bënte 6 vizita në Ditë”, – rrëfen dr. Arjana Rreli.

Vetëm për 2017 në këtë Qendër të Shëndetit Mendor u kryen rreth 9000 vizita nga të 4 mjekët psikiatër. Por cila është diagnoza që has më shpesh në punën e saj doktoreshë Rreli? “Ankthi, çrregullime të humorit, të personalitetit të të menduarit, por ankthi ka qenë dhe mbetet në vend të parë”, – thotë doktoresha. Ndërsa intervistojmë doktoreshën radha e pacientëve që presin pas dere vetëm shtohet. Një zonjë 35-vjeçare ka vizitën e radhës me psikiatren Rreli. “Ulje në pozicion të punës dhe që ishte komplet jashtë profilit tim, kisha dhe të tjerat, divcorci, shtëpia me qira, vajza e vogël”, thotë ajo.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në gjithë Shqipërinë janë 9 Qendra Komunitare të Shëndetit Mendor bashkë me atë në Kavajë që pritet të nisë nga puna brenda këtij viti. Në to shërbejnë 20 mjekë psikiatër, një numër i pamjaftueshëm ky po sipas Ministrisë së Shëndetësisë, për të përballuar fluksin e qytetarëve që më së shumti sipas statistikave, diagnostikohen me ankth e depresion. Por në bazë të planit kombëtar 2013-2022, për Zhvillimin e Shërbimeve të Shëndetit Mendor numri i qëndrave komunitare planifikohet të dyfishohet brenda këtij harku kohor./ TCh

Paraardhëse

Incident që i ndodhi Ramës me fshatarët në Berat

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e diel 25 shkurt 2018

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e diel 25 shkurt 2018

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.