• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kuriozitete

Shqiptarët martohen më pak, ja qyteti që bën më shumë dasma

16 October, 2018
në Kuriozitete
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Suzana dhe Bashkimi janë njohur në 1 tetor të 1968. Të dy nga Tirana, ai inxhinier ajo stomatologe, sot të lagjes i njohin si çifti i lumtur.

“Bashkë kemi 50 vjet, me fejesën dashurinë e martesën”, shprehet Suzana Sefa.

Pas fjalëve të mira të dëgjuara për Suzanën, 19 vjeçe në atë kohë, në një nga festat e diktaturës, ku lindnin miqësitë mes të rinjve, Bashkimi vendosi që jeta e tij të merrte kthesë tjetër më ndërmjetësinë e mikut të tij.

“Takimi i dytë pastaj, ai i njohuri ynë i përbashkët e kishim në pallat i tha prindërve të mi,në kohën tonë kështu ka qene, i tha kemi një inxhinier një djalë të mirë. Edhe unë prindërit i kam pasur të emancipuar, i thanë po. Më pas dolëm, u takuam, shëtitëm”, thotë Suzana.

Sot, të dhënat nga INSTAT për vitin 2017 tregojnë se numri i martesave është në rënie, ku rekordin më të ulët e mban kryeqyteti me një normë prej 7.1 martesa për 1000 banorë. Ndërsa numrin më të lartë të martesave e kanë lezhjanët me 10.2 për 1000 banorë, pasuar nga Berati me 9.2, Dibra me 8.7, Durrësi dhe Fieri me 8.3, ndërsa Elbasani me 8.2 martesa. Vlora dhe Shkodra ishin pak a shumë në të njëjtën normë, e para 7.6 martesa për 1000 banorë, ndërsa qyteti verior me 7.4.

Tendenca e këtij viti si dhe atij që lamë pas duket se për të rinjtë është më pak martesa dhe në moshë më të vonë.

Rreth 23 mijë martesa janë regjistruar në zyrat e gjendjes civile për 2017, 5.7% më pak krahasuar me vitin 2013.

TABELA:

Numri i martesave për 1000 banorë në qytetet shqiptare:

Tirana- 7.1 martesa për 1000 banorë
Lezha- 10.2 martesa për 1000 banorë
Berati-9.2 martesa për 1000 banorë
Dibra- 8.7 martesa për 1000 banorë
Durrësi- 8.3 martesa për 1000 banorë
Fieri 8.3 martesa për 1000 banorë
Elbasani: 8.2 martesa për 1000 banorë
Vlora: 7.6 martesa për 1000 banorë
Shkodra: 7.4 martesa për 1000 banorë
Kukësi: 7.1 martesa për 1000 banorë
Gjirokastra: 7.1 martesa për 1000 banorë
Korça: 7.1 martesa për 1000 banorë

Paraardhëse

Ironia e Ramës: Ajo vrima dhe tubat qenkan si PD me Babalen (VIDEO)

Pasardhëse

Komandot e Shqipërisë dhe FSK vlerësohen maksimalisht mes 160 vendeve të botës

Pasardhëse

Komandot e Shqipërisë dhe FSK vlerësohen maksimalisht mes 160 vendeve të botës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.