• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Shqiptarët kanë sot më pak të drejta se në komunizëm

11 December, 2017
në Opinion
0
Gara me Gramoz Ruçin
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Koço Kokëdhima

Data 10 dhjetor është shpallur Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut në përkujtim të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e miratuar 69 vite më parë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Ajo lindi si përgjigje ndaj tmerreve të Luftës së Dytë Botërore dhe përfaqësoi përpjekjen e parë globale për të artikuluar mbrojtjen e atyre të drejtave që shumë njerëz besonin se ishin të drejta themelore që i takojnë të gjitha qenieve njerëzore.

Shqiptarët në trojet shqiptare, por edhe ata të shpërndarë në katër anët e botës, vijnë në këtë përvjetor me një bilanc negative, të krahasueshëm vetëm me kombet që jetojnë ende në diktaturat më brutale. Për ironi të fatit, kjo datë përkon me 27 vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit, e cila kishte si moto parrullën “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa” dhe kur u themelua pluralizmi shqiptar. Por sot, shqiptarët janë me më pak të drejta se në komunizëm, i cili u garantonte shqiptarëve siguri dhe rend, edukim dhe mjekim falas, mbrojtje sociale dhe punësim të sigurtë.

Shqiptarët sot janë të zhveshur nga të gjitha të drejtat politike, ekonomike dhe njerëzore. Ata janë të vetmit në vendet me rregjim demokratik që janë të zhveshur nga e drejta e votës, për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur. Deputetët, kryebashkiakët, anëtarët e këshillave, krerët e drejtësisë dhe gjithë drejtuesit e tjerë të institucioneve, nuk zgjidhen nga populli dhe për të mbrojtur atë, por nga kryetarët e disa partive që kanë kapur për fyti shqiptarët.  Vota e tyre vidhet, blihet dhe trafikohet nga partitë e vjetra që janë bashkë kur bëhet fjalë për të mbajtur njëri tjetrin dhe peng votën e lirë të shqiptarëve. 

Shqiptarët janë me më pak të drejta ekonomike se kurrë më parë në këto 27 vite pluralizëm. Klanet dhe klientët e qeverisë janë përfitues të fondeve buxhetore. Koncesionet e qeverisë ndahen me biznesmenët e saj, duke marrë fondet që duhet të shkonin për shërbimet shtetërore falas për shqiptarët, të cilët vdesin nëpër pavionet e “Shëndetësisë falas”, që është zhytur në mjerim nga vjedhja galopante e qeverisë. Arsimi që duhet të ishte falas është mollë e ndaluar për shumë familje me të ardhura të pamjaftueshme.  Do të ishte absurde që tani  në kapitalizëm të  pretendohej punësimi i sigurtë nga shteti, por shteti ka vrarë inciativën private, investimet e huaja duke detyruar mijëra shqiptarë të largohen çdo vit nga vendi në kërkim të një vendi pune. Katër vitet e shkuara kanë qenë dramatike për qindra mijëra familje shqiptare që janë detyruar të kërkojnë azil ekonomik në vendet europiane, sepse nuk patën mundësi të siguronin kushtet elementare të jetesës në vendin e tyre.

ZGJIDHJA është e vetëdijshme për gjendjen e rëndë të të drejtave të njeriut në Shqipëri. Ajo ngulmon se sovraniteti politike i Shqipërisë duhet tu merret tre katër kryetarëve të partive dhe tju dorëzohet njerëzve të thjeshtë të këtij vendi, punëtorëve, bujqve, mësuesve, studentëve, ushtarëve, pensionistëve, emigrantëve etj, tju dorëzohet atyre që paguajnë taksa për këtë shtet pavarësisht se ku jetojnë, brenda apo jashtë kufijve të shtetit tonë. Duhet të çlirohen zgjedhjet nga partitë e vjetra dhe nga blerja, vjedhja, manipulimi, presioni, deformimi, paratë e drogës dhe të krimit, ato të administrohen nga shteti.

Shteti i shqiptarëve duhet të çlirohet nga mafia e partive, duhet të çlirohen partitë nga kryetarët që i kanë kapur dhe t’u njihet e drejta qytetarëve për të zgjedhur vetë drejtuesit politikë, përfaqësuesit e tyre në kuvend dhe në pushtetin vendor. ZGJIDHJA do të udhëheqë revolucionin paqësor që shqiptarët të rifitojnë këto të drejta njerëzore dhe universale si çdo komb tjetër në botën demokratike. Pa këto, shqiptarët kurrë nuk do të jenë ashtu siç ëndërruan dekada e dekada më parë dhe artikuluan me forcë 27 vite më parë, kur menduan se e përmbysën periudhën e partisë-shtet.

Paraardhëse

VIDEO E RE / Varrimi i Aleksandër Ndokës, i biri me pranga dhe rrethuar nga policia

Pasardhëse

Profesori jep arsyen e vërtetë se përse Shqipëria përmbytet

Pasardhëse

Profesori jep arsyen e vërtetë se përse Shqipëria përmbytet

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.