• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kuriozitete

Shqiptarët i’a shohin ‘sherrin’ mbiemrit të tyre në Zvicër

10 June, 2019
në Kuriozitete
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mbiemrat si, Berisha, Krasniqi, Bajrami etj., janë “garancë” për t’u diskriminuar nga qiradhënësit. Një hulumtim i realizuar me porosi të Zyrës Federale për çështje të Banesave (BWO) ka ardhur në përfundimin se gjasat që të ftohesh për ta shikuar banesën për të cilën ke aplikuar, janë shumë më të ulëta, nëse aplikimin e ke bërë me një emër që tingëllon si i huaj.

Grupi hulumtues i përbërë nga studiues të universiteteve të Gjenevës, Neuchatelit dhe Lozanës i ka dërguar në mes të marsit dhe tetorit të vitit 2018 11.000 aplikime për të shikuar banesat që jepeshin me qira.

Ata u janë drejtuar shpalljeve të vërteta për lëshim të banesave me qira në gjithë Zvicrën, transmeton albinfo.ch.

Por, me këtë rast, njërën kërkesë e kanë nënshkruar me një mbiemër tipik zviceran e tjetrën, me mbiemra karakteristikë për komunitetet e huaja.

Këtu hyjnë mbiemra gjermanë, francezë, italianë, kosovarë (shqiptarë) dhe turq.

Rezultatet kanë treguar se personat me mbiemra kosovarë ose turq kanë pasur shanse dukshëm më të ulëta që të ftohen për të vizituar banesat e shpallura të lira.

“Veçanërisht të hendikepuar janë njerëzit me “mbiemra të gabuar”, kur ata interesohen për ndonjë banesë me çmim shumë të volitshëm të lëshuar nga qiradhënës privatë.

Në objekte dhe raste të tilla, shkalla e përgjigjeve pozitive që marrin personat me mbiemra të tillë është afër 10% më e ulët se e atyre me mbiemra zviceranë.

Pra, siç konstaton gazeta, mbiemrat si: Berisha, Krasniqi, Bajrami etj. janë “garancë” për t’u diskriminuar nga qiradhënësit.

Diuskriminimi është më i ulët kur banesat e lëshuara me qira kushtojnë shtrenjtë (mbi 3000 franga në muaj) dhe në qytete të mëdha, ka konstatuar veç tjerash hulumtimi.

Paraardhëse

Artan Hoxha i drejtohet Ilir Metës: O flori, po këtë punën e shqiponjës çe deshe? Ti mbahesh mend me zë dhe figurë për bllokun e zi

Pasardhëse

Basha: Zgjedhje me 30 qershor nuk ka, Presidenti mbetet në detyrë

Pasardhëse

Basha: Zgjedhje me 30 qershor nuk ka, Presidenti mbetet në detyrë

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.