• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Shqiptarët, holandezët, europianët dhe… langarët!

26 August, 2017
në Opinion
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Anri Bala

Politikanë më idiotë se këta tanët, nuk më kanë zënë sytë të them të vertetën,  jo për nga shkollimi, por… nga mendimi. U bënë vite që dëgjoj prej tyre, se shqiptarët nuk kanë këllqe, janë frikacakë, nuk dalin të protestojnë, nuk dalin të kërkojnë të drejtat e tyre, e në fakt është krejtë e kundërta.

Ne jemi ndoshta i vetmi popull në botë, që nuk duam trazira dhe me heshtje, me vuajtie mbi shpatulla, jemi munduar t’i tregojmë botës, se na ka zënë “rrota bishtin”, deri sa të drejtohemi nga një tufë injorantësh, që nuk dinë gjë tjetër, vetëm të shajnë e hedhin vrerë pa adresë, e që më shumë po na fyejnë ne, se sa ata të cilët gjoja u drejtohen.

Ne të “heshturit”, me heshtjen tonë, që e paguajmë me çmimin e rëndë të sofrës bosh, kërkojmë t’i tregojmë botës se tek ne konflikte nuk ka, por konfliktet i prodhojnë ata, të përkëdhelurit e sistemit pa ekuale…!

Të dashur injorantë, bijë të k**vës politikë, shqiptarët po protestojnë, madje kanë vite që e bëjnë me heshtje, e jo sepse janë frikacakë, as sepse janë të trullosur nga fjalimet tuaja si vajtime kukuvajkash, por sepse janë të urtë e të matur, që budallait t’i hapin rrugë, në mënyrën më diplomatike, derisa të përfundoi me “zinxhira në këmbë”, në dhomat e çmendisë.

Aty ku kërkohet konflikt, konflikt nuk ka, e aty ku prodhohet problem, problemi është i zgjidhur për qytetarin, por për langarin që leh pa pushim dhe pa drejtim, si gjithmonë, konflikt ka edhe aty ku nuk ekziston, e zgjidhja bëhet pasi të jetë bërë nyje… lidhja.

Kapërdiset injoranti, u thotë qytetarit se në NATO të çova unë, kur vendin e mbushi me armë dhe e ktheu një shekull mbrapa, kapërdiset makut hajduti, se në BE i’u çova unë, me milionat e vjedhura ende të pa gjetura, kapardisen të gjithë orangutangët e podiumeve, duke u mburrur paturpësisht me ish shtetin e tyre pa shtet, ku i forti nuk paguante dhe i dobti lotonte nga dhimbja… duke paguar edhe për atë.

Fatkeqësi e madhe, që këta shushunja kënetash, nuk e kuptojnë se nuk kanë bërë asgjë më shumë, e asgjë më pak, por se kanë tentuar me të gjitha mënyrat dhe mjetet, që të na pengojnë në gjithçka, që të jenë të qetë nga mos pasja shtet, e që të parët për të vjedhur të jenë vetë!

Hesht shqiptari, bërtet idioti, i lutet shqiptari të mos grindet marrokut, por as që e dëgjon i shurdhuar… nga daullet e kënaqësisë dhe mendjemadhësisë!

Protestat e vërteta e 21 Janarit, apo ajo e armëve kimike, ku njëra prodhoi krimin shtetëror dhe tjetra mos bindjen paqësore për atë që “durimmëdhenjëve” u duket e padrejtë, ndoshta nuk u paska treguar as gjënë më elementare… se edhe durimi ka kufi.

Portat e derës europiane u hapën pa protesta, me durim, duke pritur që Europa të na jepte atë që na takonte… rrugën e lirë, që na e kishin zënë, e që akoma poshtërsisht dhe brutalisht e kanë mbyllur për gjysmën e kombit.

Ata që flasin me tam tame dhe thurin lajme me ditirambe, për të na hutuar me “misticizmin” e tyre, por edhe këta mostra, që tek ne jetojnë me injorancën dhe mediokritetin e të qenurit politikan shqiptarë, e dinë mirë se ne nuk jemi as afrikan, as aziatik, as amerikan dhe as australian, por… europian. Ndaj rrugët tona të shtëpisë, brenda oborrit tonë, askush nuk mund të na i mbylli.

Rrugët do mbyllen shumë shpejt për gjithë ata, që frikën e tyre duan ta ndajnë me ne, por në fakt vetëm sa na egërsojnë, duke menduar se mund të na përdorin në intrigat e tyre. Janë pak të ndaluarit për të udhëtuar drejtë Amerikës, duke i krahasuar me ato, që do u ndalohet dalja nga Shqipëria, ndaj vizat dhe kryqet do vendosen për ata që nuk janë as shqiptarë, as europian… por çiban, të rritur për fatin tonë të keq në këtë vend.

Ne dimë të protestojmë, por durojmë, për të qenë fisnik dhe të kuptueshëm, se duhet të presim deri sa të kemi durim. Lus Zotin, që durimi të mos na soset, sepse gjithë orteku i zemërimit do të rrafshoj gjithçka, që është ngritur nga njerëz të gabuar… në “troje të ndaluara”.

Ndaj, kursejeni veten edhe pak kohë! Mjaftë u tallët me inteligjencën tonë, ju që as emrin nuk mund t’i a shqiptoni asaj. Askush nuk do të na e mbylli derën e shtëpisë për krimet tuaja, e të gjithë atyre që janë të ngjashëm me ju… kriminelë! Nuk na frikësoni dot ju të frikësuar, që po shkoni drejt gijotinës, kur ne po presim me “durim”, çastin kur do të jemi “xhelatët” tuaj!

Paraardhëse

Me lesh si bagëtia, jo pa lesh si gjarpëri…

Pasardhëse

Kandidatët për kryetarë të komunave në Kosovë

Pasardhëse

Kandidatët për kryetarë të komunave në Kosovë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.