• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Shqiptaret, gratë më punëtore në rajon

8 March, 2019
në Kryesore
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Çajupi, vite më parë, do t’i dedikonte vargje poezie zellit të grave shqiptare për të punuar dhe jo më kot. Statistikat tregojnë se në të gjithë rajonin gratë shqiptare kanë përqindjen më të lartë të pjesëmarrjes në Forcat e Punës. Portali i të dhënave Our World in Data ka ilustruar një hartë bazuar në përqindjen e grave në forcat e punës. Për të ndërtuar këtë hartë, Our Wolrd in Data i është referuar shifrave të ILO-s (Organizatës Ndërkombëtare të Punës).

Në vitin 2017 (vit referencë për të gjitha vendet në botë) pjesëmarrja e grave në forcat e punës në Shqipëri ishte 47.22%, duke lënë pas Serbinë me 45.85% të grave pjesëmarrëse në forcat e punës.

Përqindja është edhe më e ulët në Maqedoni dhe Malin e Zi, ku sipas të dhënave të publikuara përqindja e grave pjesëmarrëse në forcat e punës është përkatësisht 42.46% dhe 42.15%. Ndërsa Bosnja dhe Hercegovina renditet e fundit me 35.16% të grave që marrin pjesë në forcat e punës. Për Kosovën, portali i të dhënave nuk ka publikuar shifër, por pjesëmarrja e grave në forcat e punës është relativisht më e ulët se në vendet e tjera të rajonit.

Pjesëmarrja në Forcat Punës së grave në Shqipëri ka qenë gjithnjë më e lartë se rajoni. Sipas serisë kohore të të dhënave prej vitit 1990, është e dukshme se pjesëmarrja e grave shqiptare në Forcat e Punës ka qenë më e lartë se në rajon (shiko grafikun më poshtë).

Vendet ku mbi 60% e grave marrin pjesë në forcat e punës janë Kanadaja me 60.6% të grave pjesëmarrëse në forcat e punës, Kina me 61%, Peruja me 68% dhe vende të Afrikës, ku pjesa më e madhe e grave janë të punësuara në sektorin bujqësor.

Në Europë, tre janë vendet ku pjesëmarrja në forcën e punës është nën 40%: Italia me 39.5%, Bosnje dhe Hercegovina me 35.16% dhe Moldavia me 39.45%. Vendet e tjera në botë që kanë një pjesëmarrje të ulët të grave në forcat e punës janë vendet e Magrebit (Afrika e Veriut) dhe vendet e Lindjes së Mesme së bashku me Indinë.

Pjesëmarrja në forcat e punës është përqindja e popullsisë mbi 15 vjeç, të cilët janë ekonomikisht aktivë./Monitor

Paraardhëse

Po vjen pranvera apo dimri?! Befasitë e motit që nga fundjava

Pasardhëse

Basha për televizonin italian: Më censuruan

Pasardhëse

Basha për televizonin italian: Më censuruan

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.