• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shqiptarët e pjesës veriore të Kosovës: Nuk pranojmë shkëmbim territoresh!

13 August, 2018
në Aktualitet
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Qytetarët që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, kundërshtojnë në çdo formë shkëmbimin e mundshëm të territoreve me Serbinë.

Ata theksojnë se resurset më të mëdha natyrore Kosova i ka në pjesën veriore të saj. Ndonëse, aktualisht e vlerësojnë të qetë situatën, ata kërkojnë nga institucionet e Kosovës angazhim shumë më të madh për atë pjesë. Çfarëdo ideje për shkëmbim territoresh nuk do të pranohet nga shqiptarët që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës. Qytetarët që jetojnë në komunat me shumicë serbe, theksojnë se resurset kryesore natyrore Kosova i ka në pjesën veriore të territorit të saj. Nuhi Peci nga komuna e Zveçanit, e kundërshton çdo ide për shkëmbim, që siç thotë ai, nëse humb veriu atëherë humb e tërë Kosova.

“Ajo që flitet se gjoja mund të ndodhë shkëmbim i territoreve nuk është aspak e favorshme për Kosovën. Të gjitha pasuritë më të mëdha natyrore janë në këtë pjesë. Si t’i humbin Trepçën, Zveçanin e Ujëmanin, e humbin krejt Kosovën, sepse këndej janë pasuritë kryesore”- shton ai.

Edhe Izet Nela që jeton në pjesën veriore thotë për Radio Kosovën se çdo ide që flitet për shkëmbim është e papranueshme dhe se një gjë e tillë mund ta defunksionalizojë shtetin e Kosovës. “Po, a janë në vete ata që flasin për shkëmbim. Lufta është bërë për Mitrovicën. Se, sikur t’ia kishim dhanë në fillim Mitrovicën nuk do të kishte luftë në vitet 1998/1999. Veç me ia pas dhanë Ujmanin e Trepçën, sepse kjo është pasuria e Kosovës. Thera të Drenicës e rrush të Rahovecit Serbia ka mjaft”.

E, për Gazmend Vitakun është me rëndësi që Kosova e Serbia të arrijnë paqe mes vete. Megjithatë, ai thotë se për çështje shumë të rëndësishme vendosin fuqitë e mëdha botërore. “Le të bëjnë çfarë të duan këta politikanët, por vetëm të ketë paqe në Kosovë. Edhe nëse bisedimet zgjasin 50 vjet, le të vazhdojnë, por përfundimi le të jetë një marrëveshje për paqe. Ne e dimë se nuk i kanë fajet as Hashim Thaçi e as Aleksandër Vuçiq por krejt bahet veç qysh thonë fuqitë e mëdha”. Për dallim nga qytetarët shqiptarë që jetojnë në tri komunat veriore, qytetarët serbë nuk dëshirojnë të flasin shumë rreth kësaj çështjeje. Për Milorad Stojkoviçin politika nuk është aspak e rëndësishme. Ai thotë për Radio Kosovën se situata e fundit është e qetë, ndonëse siç shprehet ai, asnjëherë nuk ndjek lajme që kanë të bëjnë me politikën.

“Me të thënë të drejtën mirë, si gjithmonë njëjtë. Po edhe nuk jam shumë i interesuar për politikë dhe më beso nuk e përcjell. Nuk shikoj televizor, e vetmja gjë që shikoj dhe ndjek është sporti”.

Veç tjerash, shqiptarët që jetojnë në komunat të banuara me shumicë serbe, kërkojnë nga institucionet e Kosovës që të kenë plane konkrete për investime. Ata thonë se qeveria duhet të tregojë më shumë dorën e saj që ta ringjallin jetën e shqiptarëve në veri. /rtklive

Paraardhëse

Prapaskenat e dasmës ‘1 milion dollarëshe’ Sara-Ledion, të ftuarit paguan vetë gjithçka? (FOTO)

Pasardhëse

Mjekët i dhanë 3 javë jetë, sot ajo bën praktikën në spitalin ku u shërua nga kanceri

Pasardhëse

Mjekët i dhanë 3 javë jetë, sot ajo bën praktikën në spitalin ku u shërua nga kanceri

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.