• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Shqiptarët e kanë nën kontroll tregun e heroinës në Zvicër

28 June, 2017
në Botë
0
27
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Kur bëhet fjalë për shitje të heroinës, pothuajse në të gjitha rastet janë të involvuara bandat shqiptare”, shkruan Tages Anzeiger duke u mbështetur në studimin e realizuar nga hulumtuesit e Spitalit Universitar të Lozanës dhe fondacioni “Sucht Schweiz”

Një studimi që merret me tregtinë e heroinës në Kantonin Vaud dhe ku konstatohet se “shqiptarët etnikë” kanë në duar pothuajse gjithë tregun me këtë lloj droge në gjithë Zvicrën, i është bërë jehonë e madhe në shumicën e mediave të këtushme. Edhe gazetat më serioze si Neue Zürcher Zeitung dhe Tages Anzeiger i kushtojnë artikuj të gjerë gjetjeve të këtij studimi. Kjo e dyta madje i vë mbititullin “Heroina, çështje shqiptare” artikullit të saj të zgjeruar lidhur me këtë studim.

Deri në 220 kilogramë heroinë konsumohen brenda vitit në kantonin Vaud ndërsa për gjithë Zvicrën ky konsum llogaritet deri në 2 tonë e gjysmë. Në këtë rezultat ka ardhur studimi i realizuar nga hulumtuesit e Spitalit Universitar të Lozanës dhe fondacioni “Sucht Schweiz”. Për realizimin e këtij studimi janë marrë mendimet e policëve, punëtorëve socialë dhe vetë të varurve nga droga.

“Kur sot bëhet fjalë për shitje të heroinës, pothuajse në të gjitha rastet janë të involvuara bandat shqiptare”, shkruan Tages Anzeiger duke u mbështetur në studimin e përmendur. Pastaj gazeta e përshkruan sfondin e ashpër të kësaj tregtie, duke marrë si ilustrim vrasjen e dyfishtë që ndodhi në Bazel në mars të këtij viti, përcjell albinfo.ch. Në atë rast janë vrarë dy shqiptarë dhe është plagosur një tjetër, po ashtu shqiptar. Po të kësaj etnie janë edhe të dyshuarit për vrasje. Shumëçka të lë të kuptosh se këtu kemi të bëjmë me tregti heroine. Ajo që bie në sy është se të gjithë të përfshirët janë shtetas shqiptarë dhe që të gjithë me qëndrim të përkohshëm në Zvicër.

Ndërkaq, vazhdon gazeta, tregtia me heroinë “kontrollohet pothuajse në mënyrë të plotë nga bandat shqiptare”. Me këtë tregti realizohen të ardhura prej 100 deri 150 milionë franga në vit.

“Është një treg jashtëzakonisht stabil” thotë autori i studimit, Frank Zobel. Shqiptarët dominojnë këtu prej shumë vitesh. Janë të organizuar në grupe të vogla, të cilat e kanë ndarë Zvicrën mes vete në zona. Kjo gjë mund të shihet në njoftimet policore. Pothuajse për çdo muaj, policia e, për shembull, Cyrihut, njofton për kapjen e ndonjë shitësi shqiptar të drogës. Sipas rregullit, janë “peshqit e vegjël” ata që kapen.

Ata që u shesin dilerëve zviceranë (që edhe vetë janë të varur nga droga) qese me nga 5 gramë heroinë , që pastaj ata t`i shesin. Këto biznese zhvillohen në qendrat si Cyrihu, Berna ose Gjeneva. Vendësit e marrin pastaj shpërndarjen në sasi të vogla në pjesët tjera të Zvicrës. Ndërsa partnerët e tyre të biznesit dërgohen nga Shqipëria në Zvicër për disa javë ose muaj. Zyrtarisht ata janë turistë, pasi që shtetasit e Shqipërisë nga viti 2010 udhëtoijnë pa viza në zonën e Shengenit.

Organizimi është i atillë që të dërguarit nuk dinë pothuaj fare për hierarkinë dhe këtu qëndron vështirësia për zbulimin e kësaj tregtie. Ajo që mund të luftohet është vetëm “Maja e Ajsbergut”, thotë një zëdhënës i policisë zvicerane.

Megjithatë, autori i studimit lavdëron policinë zvicerane se ja ka dalë që për kaq vite të mos e lejojë të rritet edhe më shumë tregtia me heroinë.

Paraardhëse

Apple pritet të shënojë rekord shitjesh me iPhone 8

Pasardhëse

E rrallë, breshka fluturuese bie në rrjetat e peshkatarëve në Orikum

Pasardhëse

E rrallë, breshka fluturuese bie në rrjetat e peshkatarëve në Orikum

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.