• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Shqipëria “vend i sigurt” për Britaninë, Braverman: Azilkërkuesit do të deportohen më shpejt

29 November, 2022
në Botë, Kryesore
0
25
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Azilkërkuesit që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar nga vende të konsideruara “të sigurta” nga Ministria e Brendshme do të deportohen më shpejt sipas planeve të reja të qeverisë britanike.

Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman në listën e vendeve të sigurta, ku të ardhurit nga ato vende nuk lejohet të kërkojnë azil, ka përfshirë edhe Shqipërinë, e cila ka një rritje të madhe të numrit të qytetarëve që lëvizin drejt Britanisë së madhe.

Shqiptarët përbëjnë 12,000 nga 43,000 persona që kanë kaluar Kanalin me varka të vogla deri më tani këtë vit.

Qeveria do të ringjallë një politikë të re laburiste e cila vendos vendet e sigurta në listën e bardhë dhe trajton kërkesat për azil prej tyre brenda 20 ditëve, raporton The Times .

Lista ekziston, por nuk është përdorur kohët e fundit për shkak të sfidave ligjore.

Ajo përfshin të gjitha vendet e BE-së si dhe Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi, Indinë, Mongolinë, Afrikën e Jugut, Korenë e Jugut dhe një numër vendesh të Amerikës së Jugut.

Kërkesat për azil nga vendet e “listës së badhë” do të konsideroheshin ‘të pabaza”, vetëm nëse ekziston një arsye specifike për pranimin e tyre.

Planet janë pjesë e përpjekjeve të sekretares Braverman për të ulur numrin e njerëzve që kalojnë kanalin me varka të vogla.

Ndryshimi do të thjeshtonte gjithashtu procesin e kërkesave të qeverisë për azil, ku një kërkesë zakonisht zgjat më shumë se një vit.

Kujtojmë se Braverman i quajti “pushtues”, azilkërkuesit shqiptarë, ndërsa u përball me protesta në Londër dhe kritika nga politikanët shqiptarë, të cilët kundërshtuan deklaratat e saj.

Paraardhëse

“M’u shfaq në një shtizë të lartë”, Grida Duma tregon çfarë i ndodhi në fshatrat e Gjirokastrës

Pasardhëse

U kritikua pas publikimit të “Shqipërisë së Madhe”, Dua Lipa: Dua që bota ta dijë se jemi krenarë për origjinën tonë

Pasardhëse

U kritikua pas publikimit të “Shqipërisë së Madhe”, Dua Lipa: Dua që bota ta dijë se jemi krenarë për origjinën tonë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.