• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Shqipëria rekord, çmimet e ushqimeve më të shtrenjtat në rajon

9 September, 2020
në Ekonomi
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri kushtojnë sa 81% e mesatares së Bashkimit Europian. Të dhënat e fundit e publikuara nga Eurostat tregojnë se Shqipëria ka ushqimet më të shtrenjta në rajon duke lënë pas Serbinë, Malin e Zi apo Bosnje-Hercegovinën.

Më të lirat, ushqimet janë në Maqedoni, me 60% të mesatares europiane. Raporti i Eurostat nuk përfshinte asnjë të dhënë për çmimin e ushqimeve në Kosovë shkruan Euronews Albania.

Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë se Shqipëria ka çmimin më të shtrenjtë të mishit në rajon, në nivelin 72% të mesatares europiane.

Vendet Fqinjë

Kurse dy vendet e tjera fqinje si Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut çmimin e mishit e kanë më lirë se Shqipëria, respektivisht në nivelin 61.8% të mesatares së BE-së.

Pavarësisht se Shqipëria është një vend bregdetar, çmimi i peshkut rezulton më i shtrenjtë se në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria nuk kryeson vetëm në këtë pikë, por edhe tek prodhimet e bulmetit. Çmimi i qumështit, djathit, por edhe i vezëve është pothuajse sa mesatarja e Bashkimit Europian, tregues ky, që dëshmon se Shqipëria prodhimet e bulmetit i ka më të shtrenjtat në rajon.

Çmimi i Drithërave

Një ndryshim disi pozitiv shihet tek çmimi i drithërave dhe bukës. Sipas të dhënave, Shqipëria renditet e treta në rajon, pas Malit të Zi dhe Serbisë, ndërsa ndiqet nga Maqedonia e Veriut, e cila këto produkte i ofron më lirë për qytetarët e saj.

Përveçse ka çmime të shtrenjta të ushqimeve, shqiptarët kanë dhe të ardhurat më të ulëta në rajon, çka bënë që ata të kenë dhe peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime, me 44% të totalit, nga 12% që është mesatarja e BE-së dhe rreth 30% për vendet e tjera të rajonit.

Në Europë, më e shtrenjta për ushqimet është Zvicra, me 166% të mesatares europiane duke lënë pas Norvegjinë, Islandën, Danimarkën dhe Luksemburgun.

Paraardhëse

Rama urdhëroi drejtuesit e qarqeve të PS për të siguruar 74 deputet, vjen reagimi i ashpër i Lefter Maliqit

Pasardhëse

Kufiri detar, media greke: Shqipëria ka zgjedhur të bëhet shtet klient i Turqisë

Pasardhëse

Kufiri detar, media greke: Shqipëria ka zgjedhur të bëhet shtet klient i Turqisë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.