• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shqipëria paditet në Strasburg, nuk ka burg për të sëmurët mendorë

10 February, 2016
në Aktualitet
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas vitesh të tëra presioni për hapjen e një burgu të posaçëm për të vuajtur dënimin të sëmurët mendorë që kryejnë vepra penale, komiteti i Helsinkit paralajmëroi ngritjen e një padie ndaj Shqipërisë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Sipas kësaj zyre, mbajtja e këtyre të sëmurëve në të njëjtat burgje është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.

Gjashtë vjet pasi nuk ja ka dalë mbanë të ndryshojë situatën, Komiteti Shqiptar i Helsinkit paralajmëron se do të padisë Shqipërinë në Gjykatën e Strasburgut për torturë dhe shkelje të të drejtave të njeriut, lidhur më mbajtjen në burgjet e zakonshme të të dënuarve që janë me probleme mendore.

Janë 164 persona për të cilët gjykata ka urdhëruar mjekimin e detyrueshëm në një institucion psikiatrik, por këto vendime shkelen haptazi nga shteti, duke qenë se këta shtetas vijojnë të mbahen në një ambient burgu të zakonshëm, pasi në Shqipëri ende nuk ka një institucion të specializuar për këtë kategori.

Gjatë një interviste për Top Channel, drejtoresha ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit pohon se megjithë kallëzimet e herëpashershme kundër autoriteteve të burgjeve dhe Prokurorisë dhe pushimit të hetimeve, gjykatat janë bërë palë duke mos kërkuar ri hapjen e tyre.

“Gjykata e quan normale që në vend që ta takosh në një spital të zakonshëm, ti e çon në burg. Ne nuk gjetëm mbështetje të institucionet gjyqësore”, shprehet Vjollca Meçaj, drejtoreshë ekzekutive e KSHH.

Nga ana e saj Prokuroria për herë të parë pranoi gjatë një analize vjetore, se kjo shkelje vjen nga mungesa e një institucioni të posaçëm.

“Mënyra e trajtimit të tyre brenda sistemit të burgjeve mund të jetë një gabim. Nga ana e qeverisë është çelur një fond për të bërë studim-projektimin për ndërtimin e burgut, të mbarojë kjo procedurë dhe më pas do të konkretizojmë këtë”, thotë Bledar Skënderi, nëndrejtor i Përgjithshëm i burgjeve.

Kjo situatë është ndjekur në vite nga Top Channel që ka denoncuar shkeljen flagrante të të drejtave të njeriut për atë kategori personash me probleme mendore, të cilët megjithëse kanë kryer një krim, ata duhet të mbahen në një spital të posaçëm dhe jo në një burg. /Top Channel

Paraardhëse

Humbje e thellë për Clinton në New Hampshire

Pasardhëse

Liberalizmi i ktheu të drejtat në mjet skllavërimi

Pasardhëse

Liberalizmi i ktheu të drejtat në mjet skllavërimi

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.