• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Shqipëria, një tokë e bekuar, por popull i mallkuar

8 January, 2016
në Opinion
0
271
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shqipëria, një tokë e bekuar, por popull i mallkuar

Nga Mentor Kikia

Unë nuk besoj se Shqipëria është vendi më i bukur në Botë, sic thonë politikanët në fushata zgjedhore. Por është një vend, të cilit natyra i ka dhuruar cdo gjë për tu garantuar mirëqënie atyre që jetojnë në këtë tokë. Detë, male, ujë, liqene, pyje, lumenj, pasuri natyrore… Malësori, për dy orë gjendet në det, e bregdetari për dy orë gjendet në mal. Mund të shijosh cdo gjë. Në cdo 40 km kalon një lumë…Në këtë drejtim mund tëthemi se ky vend është i bekuar.


Por këtë tokë ne po e bëjmë të pajetueshme. Me një zell prej kolonizatori shkatërruam pyjet, lumenjtë, argjinaturat, kanalet, tokën, bregdetin… Dhe sot jemi në kushtet kur vetëm me një ditë shi, gjysma e ultësirës mbulohet nga uji. Lumenjtë me një ditë shi dalin nga shtrati e bëjnë batërdinë. Cdo vit njerëz më lecka në krahë që thonë: Ka 15 vjet që nuk janë pastruar këto kanale. Vitin tjetër thonë kanë 16,…18…20.. 22… 25 vjet…. Në qytete e fshatra është ndërtuar kuturru, ngul shtëpi e pallate dhe ik. Qeveritë, për arsye elektorale, (këto dreq zgjedhjesh duket se janë “mallikmi” më i madh i këtij vendi) kanë lejuar popullin të shkatërrojë tokën e tij. Po për arsye elektorale, qeveritë nuk kanë menduar asnjëherë seriozisht për investime afatgjata, por vetëm për kanale e prita një përdorimshe. Dhe ja ku jemi. Cdo stinë reshjesh me lecka në krahë e me kosto gjithnjë e më të mëdha për ekonominë.


Cpo bëjmë me këtë vend vallë? A po e bëjmë të pamundur jetesën në këtë tokë? Druaj se po. Ne duhet të mendojmë seriozisht të frenojmë shkatërrimin e të fillojmë të ndërtojmë prita, të sistemojmë lumenjtë, të ndalim shkatërrimin e pyjeve dhe tokës. Të ndërtojmë, por jo argjinatura elektorale, hidh një karrocë zhavorr sa për fushatë. Pra, nëse nuk e bëjmë këtë, ne do të bredhim “si cifuti” jo nëpër shkretëtirë, po nëpër kënetë për të kërkuar një copë tokë ku të vëmë këmbët. Dhe atëherë do të jetë vonë.
Mallkimi i ketij vendi jemi vete ne!

Paraardhëse

Nderohen gratë që lanë gjurmë në veprimin politik

Pasardhëse

Pse sot jam kritik i ashpër me Ramën

Pasardhëse

Pse sot jam kritik i ashpër me Ramën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.