• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shqipëria në zi, shuhet artisti legjendar!

2 August, 2018
në Aktualitet, Rozë
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme tenori i njohur shqiptar Gaqo Çako.
Mjeshtri i madh u shua në moshën në moshën 83-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit përmes një njoftimi në rrjete sociale.

Njoftimi i TKOB:

Lamtumirë simboli historik i operas dhe muzikës shqiptare, “Nderi i Kombit” – Gaqo Cako. Me hidhërim të thellë bëjmë me dije se pak minuta më parë është ndarë nga jeta në moshen 83 vjeçare tenori virtuoz, simboli historik i muzikës operistike shqiptare, “Nderi i Kombit” – Gaqo Cako. Mjeshtri i madh u shua në shtepine e tij në Tiranë. Ngushellime familjes, miqve dhe kolegëve të Gaqo Çakos – “Nderit të Kombit”.

Gaqo Çako gjatë një performance muzikore të viteve te fundit

Gaqo ka lindur më 24 janar 1935, është këngëtar shqiptar. Mban titullin Artist i Popullit. Tenori i njohur ishte babai i kantautorit të njohur Pirro Çako.

Djali i Gaqo Çakos, kantautori Pirro Çako

Kush ishte Gaqo Çako:

Tenori legjendar, Gaqo Çako, Artist i Popullit, është i rreshtuar në emrat e mëdhenj të Panteonit të muzikës shqiptare si Ramiz Kovaçi, Mentor Xhemali, etj. Midis viteve 1957 dhe 1961 ai studioi në konservatorin “Çajkovski” të Moskës nën drejtimin e pedagoges Anna Soloviova

Gaqo Çako gjate ceremonise se marrjes se titullit “Nderi i Kombit”

Pas kthimit në Shqipëri më 1961 ai u emërua tenor i përhershëm i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë. Përvoja dhe karriera e tij mjaft e pasur në operat “Traviata”, “Bohema”, “Rigoleto”, “Norma”, etj, si dhe operat shqiptare “Mrika” e Prenk Jakovës, “Lulja e kujtimit” e Kristo Konos, “Pranvera” e Tish Daisë, “Heroina” e Vangjo Novës, “Skënderbeu” i Prenk Jakovës e “Skënderbeu” i Abdulla Grimcit, “Komisari” i Nikolla Zoraqit, “Zgjimi” i Tonin Harapit, “Toka e jonë” e Pjetër Gacit, etj, e bëjnë atë me një karrierë të shkëlqyer. Mjaft i njohur edhe në skenat italiane, ku ai ka mbaruar konservatorin e Santa Cecillias.

Përfshirja e tij në të gjitha llojet e muzikës vokale ka si qëllim të vetëm t’i kënaqë dëgjuesit me pjesët që ai këndon. Edhe pse vlerën më të madhe ai e pati në interpretimet e roleve operistike, ai u popullarizua nëpërmjet këngës, veçanërisht atyre të Festivaleve të Radios.

Paraardhëse

Beteja virtuale shkon në ekstreme, Rama e Basha përplasen me “gjyle e gjarpërinj” (FOTO)

Pasardhëse

Alba Hoxha reagon rreth lajmeve për fejesën e saj me koreografine njohur Albi Nakon

Pasardhëse

Alba Hoxha reagon rreth lajmeve për fejesën e saj me koreografine njohur Albi Nakon

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.