• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Shqipëria, me rritjen më të madhe të fluturimeve në Europë në gusht, në krahasim me para pandemisë

9 September, 2022
në Kryesore
0
58
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shqipëria është shteti i Europës që ka rikuperuar më shumë tregun e fluturimeve në krahasim em periudhën e para pandemisë.

Të dhënat janë bërë të ditura nga Eurostat në publikimin për fluturimet tregtare në gusht. Fluturimet tregtare në gusht 2022 nga Shqipëria u rritën me 47.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, shumë më e lartë se i dyti në listë, që është Greqia, me një zgjerim prej 5.4%, Islanda me 2.5% dhe Luksemburgu me 1.8%.

Ndërsa të gjitha shtetet e tjera vijojnë që të mbeten poshtë niveleve të fluturimeve të periudhës së para pandemisë.

Sipas Eurostat, Në gusht 2022, numri i fluturimeve komerciale në BE u rrit me 25% krahasuar me gushtin 2021. Ndërsa ky është ende nën nivelet para pandemisë, hendeku po mbyllet ngadalë (-14% krahasuar me gushtin 2019).

Në terma absolutë, numri i fluturimeve komerciale ishte 596 930 në gusht 2022, krahasuar me 478 996 në gusht 2021, 324 538 në gusht 2020 dhe 695 912 në gusht 2019.

Vetëm dy vende të BE-së shënuan rritje të fluturimeve komerciale në gusht 2022 krahasuar me gushtin 2019: Greqia (+5%) dhe Luksemburgu (+2%). Në të kundërt, uljet më të mëdha të fluturimeve u regjistruan në Slloveni (-42%), Letoni (-39%) dhe Finlandë (-31%).

Për më tepër, disa aeroporte të BE-së shënuan rritje të numrit të fluturimeve komerciale krahasuar me vitin 2019. Rritjet më të mëdha në numrin e fluturimeve komerciale u regjistruan në Napoli Capodichino (+1 156, +14%), Kerkira Ioannis Kapodistrias (+1 026, + 22%) dhe Santorini (+978, +30%). Në anën tjetër të shkallës, uljet më të mëdha në numrin e fluturimeve komerciale u regjistruan në Frankfurt Main (-10 554, -23% krahasuar me gushtin 2019), Milano Malpensa (-9 048, -34%) dhe Roma Fiumicino (-8 018,-27%)./Monitor

Paraardhëse

Nga himni, flamujt dhe monedhat, si do të ndryshojnë simbolet mbretërore

Pasardhëse

Shqipëria ngriu marrëdhëniet diplomatike me Iranin pas sulmit kibernetik, reagon BE: Sjellje destabilizuese e papranueshme

Pasardhëse

Shqipëria ngriu marrëdhëniet diplomatike me Iranin pas sulmit kibernetik, reagon BE: Sjellje destabilizuese e papranueshme

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.