• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Shqipëria me rritjen më të lartë ekonomike në rajon, por gjysma e shqiptarëve nuk blejnë dot ilaçet

21 July, 2023
në Kryesore
0
39
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ekonomia e Shqipërisë ishte e dyta pas Malit të Zi për ritmet e larta të rritjes më 2022, por duket se burimet e rritjes nuk janë shpërndarë mirë në popullatë përderisa shqiptarët kishin vështirësi me shumë se bashkëqytetarët në Rajon për të paguar faturat e medikamenteve.

Gjithashtu pakënaqësia për rritjen e çmimeve ishte më e larta në mesin e familjeve shqiptare tregojnë rezultatet e barometrit të Ballkanit që zhvillohet vit për vit në 6 vende të Rajonit nga Këshilli i bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Rezultatet e anketës treguan se 41 për qind e familjeve në Shqipëri kishin vështirësi dhe pamundësi të blinin ilaçet që nuk ishin të përfshira në listën e rimbursimit në vitin 2022. Në vendet e tjera të Rajonit ky shqetësim ishte më pak i pranishëm përveç Kosovës ku 35% e familjeve u ndeshën në vështirësi në blerjen e medikamenteve që nuk ishin në listat e rimbursimit.

Në të kundërt në Maqedoninë e Veriut vetëm 23 për qind e familjeve kishin vështirësi të përballonin pagesat e ilaçeve jashtë listave të rimbursimit, në Serbi vetëm 16 % , në Malin e Zi 15% dhe në Bosnjë 14%.

Zhvillimet e brendshme tregojnë se të ardhurat buxhetore po rriten me ritme të larta sidomos dy vitet e fundit si pasojë rritjes së çmimeve dhe rigjallërimit të sektorit të turizmit. Mirëpo nga rishpërndarja e fondeve shtesë sektori i arsimit dhe shëndetësisë po përftojnë shumë më pak.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se fondi për rimbursimin e medikamenteve po mbetet ne vendnumëro me vetëm 10-11 miliardë lekë në vit, teksa barra e sëmundjeve në popullatë rritet vit pas viti.

Raporte rajonale për tregun farmaceutik tregojnë se, Shqipëria ka listën me të varfër në Rajon dhe me gjerë në Europë për rimbursimin e medikamenteve.

Një studim i fundit i IQVIA (kompani shumëkombëshe që u shërben industrive të kombinuara të teknologjisë së informacionit shëndetësor dhe kërkimit klinik) gjeti se Shqipëria ka praninë më të ulët të medikamenteve të reja në listën e rimbursimit, me një diferencë shumë të madhe me fqinjët si Maqedonia e Veriut, Serbia, të cilat kanë miratuar përkatësisht 11 dhe 17 medikamente të reja secila.

Studimi i IQVIA tregon se nga 160 medikamentet e reja që u miratuan për përdorim nga 2017-2020, 74 prej tyre, ose rreth 46%, janë në dispozicion të pacientëve në BE, ndërsa në Shqipëri, vetëm 3% e tyre në dispozicion.

Në vitin 2022 fondi për rimbursimin e barnave & pajisjeve mjekësore arritën në vlerën 11,506 milionë lekë, ose në masën 97.3% e planifikimit.

Rimbursimin e barnave & pajisjeve mjekësore mbetën pa paguar rreth 727 milionë lekë. Buxheti i Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme Shëndetësore (FSDKSH) është rritur vit pas viti, por rritja më së shumti ka shkuar për financimin e kontratave me Partneritet Publik-Privat, si kontrolli mjekësor bazë (check-up, sterilizimi i mjeteve kirurgjikale, dializa dhe së fundmi laboratori)./Monitor

Paraardhëse

Ricky Martin: Jam i mahnitur me Tiranën, qytet shumë i bukur, do rikthehem!

Pasardhëse

Rriten çmimet e pronave në vijën e parë në Durrës, edhe në Sarandë pritet shtrenjtim te ndërtimet e reja

Pasardhëse

Rriten çmimet e pronave në vijën e parë në Durrës, edhe në Sarandë pritet shtrenjtim te ndërtimet e reja

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.