• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Shqipëria Fiton’ nëse votohet Amerika, dhe jo Monika”, Kreshnik Spahiu del me paralajmërimin ‘bombë’ për atë që pritet të ndodhë pas 25 prillit

24 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
1.3k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka dalë me një paralajmërim të fortë pas kërcënimit të drejtpërdrejtë që ambasadorja amerikane Yuri Kim i bëri mbrëmjen e djeshme Presidentit Meta.

Spahiu teksa shkruan se ‘Shqipëria Fiton’ nëse votohet Amerika, dhe jo Monika, paralajmëron se pas 25 prillit do të ketë arrestime në radhët e politikës dhe i pari do të jetë Ilir Meta.

Komenti i plotë:

Faleminderit Yuri Kim: “Shqipëria Fiton” nëse votohet Amerika, dhe jo Monika. 24 orë përpara zgjedhjeve shkëlqesia e saj ambasadorja Yuri Kim i dha mesazhin gjithë shqiptarve, dhe jo vetëm… Ajo i dërgoi mesazh atyre që duhet të largohen. Pas 30 vitesh demokraci SHBA po rikthehet fuqishëm si 1992 kur u përmbys komunizmi.

Kësaj rradhe nuk janë në krah të Berishës por kundër atyre që tradhtuan aleancën Euro-Atlantike dhe kërcënuan dje me raketat Ruse. SHBA po rikthehet fort të dielën politikisht dhe të hënën ushtarakisht. Dje SHBA u nda një herë e përgjithmonë nga ata që pengojnë reformën në drejtësi. E keni parë si është fshehur Sali Berisha dhe nuk del në asnjë miting?

Ai e din rezultatin humbës të votimeve të dielën. Ai e di shumë mirë planin amerikan për zgjedhjet dhe projektin e tyre për arrestimet në Shqipëri. Dje ambasadorja amerikane Yuri Kim nuk ka paralajmëruar por ka ekzekutuar politikisht presidentin e një vendi posti i të cilit është delegjitimuar prej kohësh. Amerika ka 30 vjet partner i Shqipërisë dhe e din fare mirë sa herë i është afruar burgut Ilir Meta por ka shpëtuar.

Dje ambasadorja Amerikane e trajtoi Ilir Metën njësoj si Emiljano Shullazin, madje më keqe sepse e konsideron më të rrezikshëm. Ajo e denigroi mediatikisht 24 orë para zgjedhjeve, ashtu siç meriton të trajtohet një mosmirnjohës i SHBA.Ambasadorja amerikane e din shumë mirë që ai po përdoret si dordolec nga Sali Berisha i cili e kurdis 24 orë në vilat ngjitur komshiun e tij në Gjirin e Lalzit dhe pastaj hiqet nga ekrani si “plak” pasiv në politik.

Ambasadorja Yuri Kim nuk i braktisi shqiptarët, ajo foli bash në kohën dhe vendin e duhur. Ajo votoi dje kundër të shkuarës dhe i kërkoj të largohen Metës dhe Berishës. Yuri Kim e dha votën e saj, tani ju mbetet shqiptarve ta ndajnë mendjen nesër, nëse janë me Amerikën apo me Monikën. SHBA e ndau kush është engjëll dhe djall.

SHBA e ndau kujt i ka prerë faturën të parit për arrestim, dhe sigurisht atje do shkojnë të gjithë ata që mbajt?n peng Shqipërin? dhe mardhëniet me SHBA duke kërcënuar me raketat ruse. Të gjithë do arrestohen por me rradhë, dhe tashmë dihet kush është i pari.Nesër shqiptarët duhet të tregojnë që janë populli më pro amerikan në Ballkan dhe do largojnë fundrrinat 30 vjeçare si Berisha dhe Meta një herë e përgjithmonë nga politika.

30 vjet më parë ambasadori amerikan Rajëllson doli krah të Berishës por ai nuk e imagjinonte që Amerika do nxirte në pension 6 president Bush, Klinton, J.Bush, Obama, Trump ndërsa Berisha do vazhdonte të kërkonte pushtet për herë të 6. Lëreni Ilir Metën të shkoj nesër në Vlorë dhe të darkoj tek Porti i Jahteve sepse nuk i ka mbetur gjë tjetër. Ai e ka pasur ëndërr të arratiset me skaf nga Shqipëria.

Faleminderit Yuri Kim që votove hapur për shqiptarët. Nesër “Shqipëria Fiton” nëse votohet Amerika, jo Monika.“-shkruan Spahiu.

Paraardhëse

Kandidati për deputet i PS-së kurorëzon me martesë lidhjen e tij të dashurisë, publikon fotot nga ceremonia dhe ka një mesazh (FOTO)

Pasardhëse

Gjithë vendi në heshtje zgjedhore, Sali Berisha nis ditën në një mënyrë të pazakontë, poston foton bombastike të Kim Kardashian (FOTO)

Pasardhëse

Gjithë vendi në heshtje zgjedhore, Sali Berisha nis ditën në një mënyrë të pazakontë, poston foton bombastike të Kim Kardashian (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.