• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shqipëria e rekordeve, një pikë bastesh për 730 banorë

3 August, 2018
në Aktualitet
0
0
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shqipëria është një nga vendet me numrin më të lartë të lotove për frymë popullsie. Krahasimi i të dhënave zyrtare tregon se, numri i pikave të basteve për frymë popullsie lë pas me diferencë të theksuar edhe vendet që kanë traditën më të hershme të kumarit në botë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Qendra Kombëtare e Biznesit, në maj të këtij viti, në Shqipëri numëroheshin 3.916 pika bastesh, ose 1 loto për çdo 730 banorë.

Në Angli, vendin që ka shpikur bastet, në fund të vitit të kaluar ekzistonin 8.500 pika bastesh, ose rreth 1 loto për 6.500 banorë. Italia, një tjetër vend me traditë në bixhoz, sipas të dhënave zyrtare numëron 13.500 qendra bastesh. Në raportin me popullsinë i bie 1 pikë basti për rreth 4.500 banorë.

Krahasimi tregon se numri i lotove në Shqipëri është dukshëm më i lartë edhe sesa vendet e ngjashme të rajonit. Sipas të dhënave nga Bordi serb i Bixhozit, në Serbi aktualisht numërohen 1.850 pika bastesh në të gjithë vendin. Për një popullsi prej 7 milionë banorësh, kjo do të thotë se Serbia numëron 1 pikë basti për 3.800 banorë.

Vendi që i afrohet më shumë Shqipërisë për përhapjen e basteve është Bosnje-Hercegovina. Por, edhe në këtë shtet, numri është të paktën 2.5 herë më i vogël sesa në Shqipëri. Sipas të dhënave të pubikuara nga Autoriteti boshnjak i Kumarit, në vitin 2017 në të gjithë Bosnjen ekzistonin 1.150 pika bastesh, ose 1 pikë për 1.750 banorë.

Përhapja e madhe e basteve në Shqipëri është rezultat i disa faktorëve, por më kryesori mbeten politikat favorizuese të shtetit. Në vitin 2015, Parlamenti miratoi një ligj për kufizimin e pikave të basteve dhe vendosjen e një distance të detyrueshme me shkollat apo objektet fetare.

Por, edhe pse ligji duhej të fillonte zbatimin që nga 1 janari i vitit 2017, përmes një amendamenti të beftë Parlamenti e shtyu hyrjen në fuqi të masave kufizuese edhe më dy vite të tjera, për në 1 janar të vitit të ardhshëm.

Paraardhëse

Detaje të reja rrëqethëse, çfarë bëri gruaja e gjyqtarit para se të hidhej nga kati i 8

Pasardhëse

Apeli tronditës i një babai për shqiptarët: Vajzën ma kanë rrëmbyer muxhahedinët, më ndihmoni të liroj

Pasardhëse

Apeli tronditës i një babai për shqiptarët: Vajzën ma kanë rrëmbyer muxhahedinët, më ndihmoni të liroj

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.