• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të lidhen edhe me hekurudhë

27 February, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot e priti në takim delegacionin e Republikës së Shqipërisë të udhëhequr nga ushtruesi i detyrës ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj. Në këtë takim i njoftua se së shpejto do të nisë ndërtimi i hekurudhës Kërçovë-Pogradec.

Kryeministri Zaev, duke i dëshiruar mirëseardhje delegacionit, në takim theksoi se edhe kjo vizitë e konfirmon miqësinë e ngrohtë në mes dy vendeve, pa çështje të hapura dhe me drejtime të përcaktuara për përforcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet qeverive dhe qytetarëve të të dyja vendeve. Njëherit u falënderua për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO në Kuvendin e Shqipërisë.

Kryetari i Qeverisë së RMV, siç njoftojnë nga Qeveria, Zaev ka theksuar se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë kanë një numër të madh interesash të përbashkëta të cilat janë një kapital serioz për ndërtimin e marrëdhënieve miqësore afatgjata, me projekte të cilat janë me interes të veçantë për qytetarët e të dyja vendeve.

Përveç interesave të përbashkëta strategjike për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria punojnë me përkushtim për lidhjen infrastrukturore të të dyja vendeve, e cila pritet që këtë vit të fitojë dinamikë të re me finalizimin e përgatitjeve për fillimin e punës në linjën hekurudhore nga Kërçova drejt Linit në Shqipërinë fqinje, si dhe me përfundimin dhe lidhjen e pjesës së autostradës Kërçovë- Ohër me Qafë Thanën.

Me këto projekte, si dhe me bashkëpunim në sferën e energjetikës, hapen mundësi shtesë për bashkëpunim në ekonomi, me potencial për thellimin e miqësisë mes dy vendeve dhe popujve të tyre, nga të cilat dalin edhe përfitimet për projekte të reja për bashkëpunim edhe në arsim dhe kulturë, tha Kryeministri Zaev në takimin me delegacion e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, të udhëhequr nga ushtruesi i detyrës ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme të këtij vendi fqinj, Gent Cakaj.

Ushtruesi i detyrës ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, në takim falënderoi për mundësinë që delegacioni të takohet me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zaev dhe shprehu kënaqësinë e tij personale dhe të Qeverisë së vendit të tij dhe Kryeministrit Edi Rama për marrëdhëniet e shkëlqyera dhe mbështetjen e ndërsjellë mes dy vendeve të cilat kanë shënuar rritje në dy vitet e fundit.

Në këtë drejtim, ai në takim informoi se Qeveria e Shqipërisë i përfundon punët administrative për fillimin me punë të Qendrës Kulturore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe se shqyrtohet mundësia për hapjen e Qendrës Kulturore të Republikës së Shqipërisë në Shkup.

Paraardhëse

Zaev dhe Ahmeti arrinë dakordësinë për një kanditat të përbashkët për president

Pasardhëse

Çfarë bën Gjiko në pesë të mëngjesit, Elita i zbulon sekretin (FOTO)

Pasardhëse

Çfarë bën Gjiko në pesë të mëngjesit, Elita i zbulon sekretin (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.