• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shqipëri, shërbimi më i keq shëndetësor në Europë

26 February, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shqipëria renditet e fundit nga 35 shtete europiane në Indeksin e Shëndetit Konsumator 2018 të matur nga instituti suedez, Health Consumer Powerhouese. Në krahasim me publikimin e vitit tëmëparshëm, Shqipëria është përkeqësuar me tre vende, duke zbritur e fundit. Në indeksin e 2017-s, më keq sesa ne ishin Rumania, Mali i Zi dhe Bullgaria, por tashmë stafetën e ka marrë vendi ynë.

Indeksi është një mënyrë për të matur se në çfarë mase, secili nga 35 vendet përmbush pritshmëritë e një shëndeti shëndetësor të mirë dhe të orientuar ndaj konsumatorëve.

Shqipëria, thekson raporti, ka burime shumë të kufizuara të kujdesit shëndetësor. Shpjegimi i ministrisë shqiptare të shëndetësisë për nivelin e ulët të përdorimit të kujdesit shëndetësor lidhet me faktin se “shqiptarët janë të vështirë dhe shkojnë tek doktori vetëm kur janë të detyruar”. Por, sipas raportit, ky është një thjeshtim i situatës; Shqiptarët vizitojnë doktorin e tyre kryesor më se dy herë më shumë se suedezët (3.9 vizita në vit kundrejt 1.7)!

Ndryshe nga Shqipëria, vendet e tjera të Ballkanit kanë bërë përpara në drejtim të përmirësimit të shëndetit konsumator. Serbia vijon tëngjitet në renditje, duke zënë vendin e 18-të si rrjedhojë e përmirësimit tësituatës me kohën e pritjes dhe për shkak tëinvestimeve të ndjeshme në skanera dhe zbatimit të recetave elektronike.

Edhe Mali i Zi ka përmirësuar renditje, duke u ngjitur në vend të 23,duke pasur si arritjen më të ndjeshme uljen e vdekjeve të foshnjave në lindje.

Indeksi përbëhet nga 6 nën-disiplina: të drejtat e pacientit dhe informacioni; aksesi (koha e pritjes për trajtimin); rezultati; lloji dhe aksesi në shërbime; parandalimi; produktet farmaceutike.

Sipas raportit, Shqipëria merr pikët më të ulëta në Europë nëtreguesin e të drejtave të pacientit dhe informacionit (67 pikë), parandalimit, me 71 pikë, produkteve farmaceutike me 33 pikë,llojit dhe aksesit në shërbime, ku është e fundit në Europë me vetëm 42 pikë. Më mirë Shqipëria paraqitet në kohën e pritjes për trajtimin.Në total, Shqipëria merr 544 pikë.

Sipas grafikëve të paraqitur në raport, Shqipëria ka dhe shpenzimet më të ulëta për frymë për kujdesin shëndetësor, të matura sipas barazisë së fuqisë blerëse. Një tjetër tregues ku jemi të fundit ështënumri i doktorëve për 100 mijë banorë. Pacientët shqiptarë nuk kanëas akses tek të dhënat e tyre mjekësore dhe as nuk ndërveprojnë me mjekun përmes telefonit ose internetit, por paraqiten fizikisht pranëqendrës më tëafërt.

Vendi ynë është i parafundit në Europë edhe për aksesin në trajtimin ndaj kancerit, duke lënë pas vetëm Hungarinë, ndërsa sa i përket kohës së pritjes së skanerit ka një renditjen pozitive, në zonën e gjelbër.

Shqipëria ka dhe nivelin më të lartë të vdekshmërisë foshnjore nëEuropë, me 12 vdekje për 1,000 lindje.

Vendi është i treti në Europë për nga niveli i ulët i mbijetesës nga kanceri, së bashku me Poloninë dhe Rumaninë, me një normëmbijetese midis 40-50%, nga gati 70% që e ka Zvicra, shteti me normë më të lartëmbijetese.

Shqipëria renditet e dyta në Europë dhe për normën e lartë tëvetëvrasjeve, me 0.05 për 100 mijë banorë, pas Qipros. Jemi tëfundit në Europë dhe transplantet e veshkave si dhe për kujdesin shëndetësor për tëmoshuarit mbi 65 vjeç (nuk ka shtëpi kujdesi për të moshuarit dhe as shtretër për ta).

Për vdekjet nga aksidentet renditemi të dytët në Europë, pas Rumanisë.

Një tregues ku jemi pozitiv është përqindja e mbulimit me vaksina për 8 sëmundje, ku Shqipëria renditet e dyta pas Hungarisë. Edhe për nivelin e konsumit të alkoolit, e kemi më të ulëtin në Europë.

Zvicra kryeson Europën

Shërbimin më të mirë shëndetësor në Europë tashmë e ka Zvicra,duke ia kaluar Holandës. Zvicra ka njësistem shëndetësor pothuajse të përkthyer për shkak të investimeve të mëdha në këtë fushë. Nëvend tëdytë është Holanda, e ndjekur nga Norvegjia, e cila ka dhe shpenzimet më të larta për frymë për kujdesin shëndetësor. Dhjetëshja vazhdohet nga Danimarka, Belgjika, Finlanda, Luksemburgu, Suedia, Austria, Islanda.

Në Europën Juglindore, Italia dhe Spanja ofrojnë shërbime shëndetësore, ku ekselenca mjekësore mund të gjendet në shumë vende.

Paraardhëse

Kush është Drejtori të cilit i shkrumbuan makinën në Vlorë

Pasardhëse

PD, sot protestë para parlamentit në orën 16.30

Pasardhëse

PD, sot protestë para parlamentit në orën 16.30

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.