• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shqipëri e Madhe?! Reagon ambasadori shqiptar në Greqi: Ja përmbajtja në hartat e Abetareve

15 November, 2016
në Aktualitet
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Reagon ambasadori ynë në Athinë, Dashnor Dervishi në lidhje me ndalimin dje të dy shoferëve, Altin Tafa dhe Agim Asllani nga autoritetet greke, pasi transportonin tekste Abetaresh dhe libra në gjuhën shqipe, në përmbajtje të të cilave kanë gjetur elementë që sipas fqinjëve – kanë përmbajtje provokuese.

Në prononcimin e tij për “GSH” ambasadori Dervishi sqaron se, në librat që dy shoferët kishin me vete nuk ka pasur asnjë përmbajtje provokuese, por ishin tekste që vijnë çdo vit për kurset e gjuhës shqipe. Ai hedh poshtë aludimet se në tekste ka patur hartë të ashtuquajturës “Shqipëri e Madhe”.

“Shoferët janë ndaluar nga punonjësit e doganës, ku te njëra nga pakot kanë parë librat me hartën, dhe më pas ka shkuar konsulli ynë për të sqaruar këtë ngjarje. Një nga librat ka një hartë të Shqipërisë, harta normale e Shqipërisë, dhe tregon që popullsi shqiptare ka edhe në vende të ndryshme të botës.

Ka në Kosovë, Maqedoni, Amerikë, Australi, Kanada; gjysma janë brenda, gjysma janë jashtë vendit, pra tregon përhapjet e popullsisë shqiptare jashtë territorit shqiptar. I gjen në Ministri të Arsimit, në Ministrinë e Jashtme; nuk janë për shkolla, janë për kurse. Kanë ardhur çdo vit këto libra, nuk është hera e parë”, shprehet zoti Dervishi.

Nga ana tjetër, ai shprehet se këta libra do të shikohen edhe njëherë.  “Librat do vazhdojnë do shikohen, do seleksionohen. Po e ndjekim këtë çështje, ka një procedurë”, – ka përfunduar ai.

Arrestimi i dy shoferëve shqiptarë të MPJ-së ndodhi në një moment kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë disi të tensionuara, për shkak të vendimit për shembjen e 19 banesave në Himarë dhe teksa Greqia pretendon se po cenohet e drejta e pronësisë së popullsisë me përkatësi greke.

Konsulli në Janinë

“Të dy shoferët janë të liruar edhe nga policia, edhe nga drejtësia. Problemet e tjera do të zgjidhen në mënyrë diplomatike, në kanalet diplomatike”, – është shprehur konsulli shqiptar në Janinë. Sipas tij, dy shoferët janë kthyer së bashku me të ditën e djeshme në Shqipëri dhe do të vijojnë punën normalisht. Nga ana tjetër, ai vlerëson dhe bashkëpunimin me institucionet e vendit pritës.

“Bashkëpunimi im me policinë dhe drejtësinë ka qenë maksimal, brenda ligjeve të shtetit pritës, brenda konventës së Vjenës edhe midis shtetit shqiptar si diplomat i shtetit shqiptar i akredituar në Janinë”. Zoti Vasili ka theksuar se policia greke është sjellë mjaft mirë me dy shoferët shqiptarë, duke përjashtuar çdo rast dhune. “As që bëhet fjalë për dhunë! Jo vetëm në këtë rast, që këta ishin shoferë të Ministrisë së Jashtme, por në asnjë rast tjetër nuk kanë ndodhur të tilla gjëra”, – përfundon ai.

Dy shoferët u ndaluan nga policia greke në Kakavijë, e më pas u liruan pas me shumë se 24 orësh.

Paraardhëse

The Guardian: Korrupsioni mbyt Shqipërinë, kryeministri gjen kohë për vizatime

Pasardhëse

PD: Do bojkotojmë Kuvendin dhe nuk marrim pjesë në zgjedhje, nëse nuk rrëzohet Rama dhe kjo qeveri

Pasardhëse

PD: Do bojkotojmë Kuvendin dhe nuk marrim pjesë në zgjedhje, nëse nuk rrëzohet Rama dhe kjo qeveri

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.