• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shqetësimi i madh që ngre mjeku endokrinolog, eksperti i njohur thirrje urgjente qeverisë

11 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
18
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Testimet dhe niveli i tyre i ulët kanë qenë ndër shqetësimet më madhore që nga fillimi i pandemisë. Në gjykimin e ekspertëve, duke mos pasur një panoramë të saktë të situatës reale, është e vështirë të hartosh strategji apo të marrësh vendime mbi menaxhimin e mëtejshëm të situatës.

Të njëjtin shqetësim ka ndarë edhe mjeku endokrinolog, profesor Florian Toti.Përmes një postimi në rrjetet sociale, profesori ka dhënë informacion mbi nivelin e testeve të kryera në Itali dhe Zvicër, duke ngritur pikëpyetjen se përse në vendin tonë vijohet me politikën e testimit me pikatore. Referuar të dhënave zyrtare, në 37 javët e pandemisë janë kryer në total vetëm 71280 teste.

“Në një ditë, Italia bën më shumë testime për Covid-19 sesa kemi bërë ne nga fillimi i epidemisë. Zvicra i ka kaluar 1 milion testimet. Numri i madh i testimeve ka bërë që pozitiviteti i rasteve të jetë i ulët, 3 % Zvicra dhe 1.5 % Italia. Por kjo ka bërë që situata të jetë më e kontrolluar dhe hapat e mëtejshëm japin shpresa për optimizëm. Aq sa po diskutohen të pranohen edhe tifozë në numër të kontrolluar në stadium… Po te ne?”, – ka shkruar profesori.

Për javë me radhë, Shqipëria ka qenë në fund të listës së vendeve të Bashkimit Europian për numrin e ulët të tamponëve. Por, pavarësisht kësaj, asgjë nuk ka ndryshuar.

Liberalizimi i testeve apo mundësia për kryerjen e tyre në privat nuk mund të përballohet nga të gjithë, duke marrë në konsideratë këtu koston e lartë. Ndaj edhe për këtë ekspertët i kanë bërë thirrje qeverisë që të bëjë rimbursimin e plotë të tyre.

Paraardhëse

Rikthimi i nxënësve dhe i administratës, Eugena Tomini jep lajmin e mirë për situatën me virusin

Pasardhëse

Sandër Lleshaj dhe Besa Shahini pranojnë largimin nga qeveria! Vjen mesazhi i fortë i Artan Fugës

Pasardhëse

Sandër Lleshaj dhe Besa Shahini pranojnë largimin nga qeveria! Vjen mesazhi i fortë i Artan Fugës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.