• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shpikje shqiptare, 32 vjeçari mbush gomën rezervë me 7 kilogram drogë dhe provon “fatin” në kufi!

5 August, 2018
në Aktualitet
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një shqiptar i moshës 32 vjeçare e ka “provuar fatin” këtë të dielë në kufirin e Kakavijës, për të kaluar në Greqi një sasi prej 7 kilogramësh droge, e dyshuar si kanabis sativa.
Skerdi Hasani, banues në Memaliaj, po udhëtonte drejt shtetit fqinj me një automjet “Toyota Rav”, në momentin kur është ndalur nga policia për kontroll. Në pjesën e gomës rezervë, e cila ndodhet prapa fuoristradës, i riu kishte fshehur disa pako. Policia e ka zbuluar marifetin dhe me të carë gomën ka zbuluar plot 7 kilogram drogë brenda.

NJOFTIMI I POLICISË

Sekuestrohen rreth 7 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Në pranga drejtuesi i mjetit që transportonte lëndën narkotike.
Në vijim të masave të marra nga ana e Poilcisë Kufitare për rritjen e forcës parandaluese, evidentuese dhe goditëse ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, qënieve njerëzore, si dhe mallrave kontrabandë, veprimtari kjo që mund të zhvillohet duke përfituar edhe nga fluksi në rritje i turistëve dhe shtetasëve shqiptarë që jetojnë jashtë shtetit dhe vijnë për pushime në Shqipëri, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore kanë evidentuar dhe goditur një tentativë për trafik të lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare, kanë përzgjedhur për kontroll më të detajuar në vijë të dytë automjetin “Toyota Rav”, që drejtohej nga shtetasi S.H, 32 vjeç, banues ne Memaliaj, i cili udhëtonte për në Greqi.
Nga kontrolli i detajuar i kryer nga punonjësit e Policisë Kufitare në vijën e dytë ka rezultuar se në gomën rezervë kishte të fshehura disa pako të mbështjella me letër natriban të cilat dyshohet se janë të mbushura me lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Menjëherë është njoftuar grupi Hetimor, ku kanë mbërritur Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor rezultoi se në brendësi të gomës rezervë kishte 14 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa, me peshë rreth 7 kilogramë gjithësej, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, ku në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”./Gazeta Express

Paraardhëse

Veliaj jep lajmin e mirë, Kashari do të jetë qendra e dytë e Tiranës

Pasardhëse

Deputeti i LSI’së paralajmëron: Kufijtë janë në rregull, Thaçi mos t’i bëjë hallet e veta, halle të shqiptarëve

Pasardhëse

Deputeti i LSI'së paralajmëron: Kufijtë janë në rregull, Thaçi mos t'i bëjë hallet e veta, halle të shqiptarëve

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.