• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Shpikja që do të sjellë ndryshimin e madh! Ja si dronët autonomë mund të ndihmojnë në bujqësi dhe raste fatkeqësish

8 August, 2021
në Botë
0
26
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dronë të vegjël autonomë, të krijuar për të menduar dhe lëvizur si bletët, mund të revolucionarizojnë të ardhmen e bujqësisë, misionet e kërkim-shpëtimit si dhe shumë fusha të tjera. Në materialin në vazhdim korrespondentja e Zërit të Amerikës Julie Taboh shtjellon disa nga aftësitë e këtyre dronëve të veçantë.

Dronët e vegjël autonomë, që mund të fluturojnë dhe të sillen si bletët, janë vizioni i së ardhmes për një ekip studiuesish në Universitetin e Merilandit. Në një bisedë me Zërin e Amerikës profesori Yiannis Aloimonos tregon disa nga veçoritë e tyre.

“Ata janë mekanizma fluturues shumë të vegjël të pajisur me kamera, sensorë dhe kompjuter që janë në gjendje të perceptojnë botën ((Courtesy: University of Maryland)) …të mendojnë, marrin vendime dhe veprojnë si duhet.”

Së shpejti këta dronë autonomë do të jenë në gjendje të ndihmojnë në pllenimin e luleve, ose të punojnë në mjedise që janë të rrezikshme për njerëzit.

“Kur të dalë në treg, kjo teknologji do të jetë shumë e dobishme për operacionet e kërkim-shpëtimit në raste fatkeqësish, inspektimin e urave si dhe në bujqësi”, thotë profesori Yiannis Aloimonos.

Dronët nuk telekomandohen nga njeriu. Ata përdorin vizionin kompjuterik për të “parë” pengesat gjatë fluturimit, si dhe inteligjencën artificiale për të përcaktuar rrugën më të mirë që duhet të ndjekin.

Dronët janë ndërtuar për të imituar veprimet e zogjve dhe bletëve; për të fluturuar dhe për t’u orientuar nëpër mjedise të vogla.

Ata do të lëshohen në terren nga një dron më i madh i dizenjuar si një zgjua bletësh për të kryer disa lloje detyrash.

“Këta dronë ofrojnë mundësi të shumta. Përshembull dronët e tjerë kërkojnë pilotë nga distanca. Çdo dron kërkon një operator. Ndërsa dronët që po ofrojmë ne ngarkohen në dronin më të madh që i transporton në destinacionin e duhur dhe i dislokon dronët e vegjël në mënyrë automatike”, thotë për Zërin e Amerikës Nitin Sanket, kandidat doktorature në Universitetin e Merilendit.

Këta dronë mund të kryejnë një udhëtim vajtje-ardhje prej më shumë se gjashtë kilometrash.

Ndërsa ka shqetësime mbi keqpërdorimin e mundshëm të këtyre dronëve të vegjël, tani për tani ekipi është duke u përqëndruar tek përfitimet që ata mund të sjellin./voa

Paraardhëse

Historia e një të riu që “vodhi për kurimin e babait”: Ua njoh borxhin, s’kisha rrugë tjetër

Pasardhëse

Kaq e patën ditët e nxehta, nga java tjetër ndryshojnë temperaturat

Pasardhëse

Kaq e patën ditët e nxehta, nga java tjetër ndryshojnë temperaturat

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.