• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shpëtim Idrizi histori tradhtish dhe mosmirënjohje ndaj aleatëve, ja pse Lulzim Basha nuk i zë besë kreut të PDIU

24 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
173
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu demokrat Lulzim Basha vijon të jetë i pavendosur për aleancën me Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Sot do të regjistrohet në KQZ koalicioni opozitar, ku edhe pse PDIU mund të jetë pjesë e tij, Basha ka hedhur në kosh tekat e çamit Idriz.

Ky i fundit në fillim kërkonte deri në 5 emra në lista të sigurta, por Basha e ka refuzua një gjë të tillë. I gjendur përballë kësaj situate, Idrizi ktheu sytë nga PS, por në momentin që kryeministri i mbylli derën, ai nisi t’i lutej Bashës pasi mund të mbetet edhe vetë jashtë Parlamentit.

Sipas informacioneve negociatat me liderin demokrat vijojnë, por Basha nuk pranon më shumë se një emër në lista të sigurta. Sipas burimeve, ai është dakord të fusë emra aleatësh, por jo mes 10 vendeve të para. Frika e Bashës është se aleatët dhe veçanërisht Idrizi mund ta tradhtojnë pas zgjedhjeve. Plani i kryedemokratit është që të marrë 71 mandate pa LSI. Por edhe nëse janë në qeveri bashkë, aleatët pritet të rrisin barrën e qeverisë. Nëse kthehemi pas në kohë, Idrizi pasi u bashkua me PS, rriti ndjeshëm pretendimet. Për muaj me radhë i bënte presion Ramës duke kërkuar të bëhej ministër.

“Unë nuk dua e as do të përpiqem fare të hyj në kompetencat e kryeministrit, por shoqëria shqiptare është e depresionuar e pashpresë dhe po ikën. Ky kompozim qeveritar me emrat, fytyrat, stilin, përmbajtjen dhe frymën e tij e ka kumtuar mesazhin që ka në këto 2 vite. Nuk po gjykoj as pozitivisht e as negativisht këtë kumt e mesazh, por po them se ka diçka që nuk po u flet shqiptarëve si duhet. Dhe shqiptarët po ikin. Kjo duhet të ndryshojë. E nëse ky ndryshim kërkon edhe ndryshime të dhimbshme emrash, fytyrash, stilesh, përmbajtjeje dhe frymë ministrash, nuk ka pse jo. Karriera e asnjë ministri, e asnjë ekuilibër politik, nuk e vlen këtë dëshpërim të madh të shqiptareve që rendin ta braktisin Shqipërinë”, – deklaronte Idrizi në 2015.

Rama nuk ia dha mundësinë të ishte ministër dhe ai mori postin e zv/ministrit, ndërkohë po ashtu doli me kandidatë në 3 bashki të vendit në zgjedhjet vendore të po atij viti, si dhe mori drejtimin e ISSH. Frika e Bashës është se nëse vihet në pushtet, Idrizi mund të shtojë oreksin dhe kërkon sërish qira në hell, duke kërcënuar me largim te Rama.

Dredhitë e Idrizit

LSI dhe PDIU janë dy parti që nuk është se kanë shumë dallim nga njëra-tjetra: të dyja rendin pas pushtetit. LSI krijoi elektoratin e saj përmes benefiteve, ndërkohë që PDIU tregoi se në Shqipëri paska komunitet çam edhe në Dibër. Idrizi gjithmonë ka rendur pas pushtetit. Ishte me Nanon, por kur Berisha erdhi në pushte ai hyri në koalicion me PD. Në 2013 kjo e fundit zbriti në opozitë dhe Idrizi u bashkua me Ramën në 2015.

Më pas ai rriti kërkesat te Rama dhe nisi flirtet me LSI duke bërë që në 2017 të mbeste jashtë Parlamentit. Më pas vajti u rreshtua me vrap te Basha, ndërkohë që një ditë i lutet Ramës një ditë Bashës. Duket qartë se kreu i çamëve ka një paqëndrueshmëri në sjelljet e tij dhe Basha nuk ia ka besën. PS pret të dalë forcë e parë dhe nëse ajo mandatohet të krijojë qeverinë, frika është se Idrizi shkon me vrap te Rama nëse ai i premton një post ministror. Negociatat kanë vijuar gjithë këto ditë dhe mbetet të shihet sot nëse do ketë një marrëveshje konkrete, por që sipas gjithë gjasave vetëm Idrizi mund të futet në listën e PD, por dhe kjo është me pikëpyetje.

Paraardhëse

Basha u pret oreksin aleatëve, bashkëqeverisja me PS opsion i fortë pas zgjedhjeve të 25 prillit, vuloset ndarja me LSI

Pasardhëse

Kryemadhi i dërgon mesazhin e koduar Bashës dhe zbulon çfarë synon partia e saj

Pasardhëse

Kryemadhi i dërgon mesazhin e koduar Bashës dhe zbulon çfarë synon partia e saj

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.