• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shpërthen me tone të forta ndaj kryeministrit Rama analisti Afrim Krasniqi: Në kohë të çmendura merren vendime të çmendura

19 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ditët e fundit një krizë politike ka zaptuar Bjellorusinë, analisti dhe politologu Afrim Krasniqi ka analizuar kët1% situatë me nota ironike.

Krasniqi u shpreh se Shqipëria ka çfarë t’i mësojë Bjellorusisë, referuar kështu gadishmërisë që tregoi kryeministri Rama për negocimin e krizës atje.

Krasniqi mbështet ironikisht deklaratën e Edi Ramës për ndërmjetësimin në krizën e zgjedhjeve në Bjellorusi, duke thënë së këtu i kemi zgjedhur problemet me zgjedhjet, opozitën dhe Kushtetutën.

KOMENTI I PLOTË I AFRIM KRASNIQIT:

“Rendja pas modeleve ndërkombëtare është “sëmundja jonë” dhe ndonjëherë, nuk është gjë e keqe. Ja p.sh, admirim e solidaritet me 200 mijë qytetarë që protestuan për votën dhe liritë e tyre në Minsk kundër një autoritaristi që erdhi në pushtet si njeriu i pavarësisë dhe prej diktatit të të cilit sot qytetarët e tij kërkojnë pavarësinë e tyre!

Dy ditë më parë ishte protesta më e madhe, rreth 200 mijë. Lukashenko fitoi 80% të votave në zgjedhjet që bëri vetë, numëroi vetë dhe i legjitimoi vetë pasi dërgoi në burg kritikët e tij kryesorë! Gjithsesi, ai mori 14% më pak sesa 94% të votave që fitoi qeveria në zgjedhjet vendore 2019 në Shqipëri!

Kryeministri ynë ka ofruar negociata për krizën në Bjellorusi, dhe mirë bën! Kemi çfarë tu mësojmë të tjerëve, përfshirë edhe mënyrën sesi i bëjmë zgjedhjet, sesi i bëjmë bisedimet, sesi i hartojmë dhe i respektojmë marrëveshjet, sesi e duam dhe e trajtojmë opozitën dhe mendimin kritik! E provuam muajin e kaluar me Kodin dhe Kushtetutën! Nuk kanë punë të huajt në çështjet tona, – iu thamë dhe bëmë siç deshëm vetë, – një parullë që e thotë edhe njëri në Minsk.

Ne i pritëm me lule dhe ceremonial ministror turistët bjellorusë në Rinas! Ishin të parët që erdhën dhe jemi të parët që na zgjodhën! U krenuam me ta, edhe pse me siguri, nuk ishin nga ata të protestët, por ata “të stabilitetit”. Po ne? Liritë tona i kemi deleguar pa adresë! I “ruan” qeveria, policia dhe bashkia! Në kohë të çmendura merren vendime të çmendura. Jeta pastaj demokracia, – tha në Tiranë!

Në Minskun e largët, qytetarët kanë zgjedhur ndryshe, – revolucion, liri dhe çlirim nga diktati dhe më pas vjen shëndeti. E megjithatë, shifrat e COVID-19 ata i kanë shumë më të mira sesa ne, ku themi, – në fillim shëndeti dhe pastaj shteti, liria, demokracia, ekonomia, të drejtat, zgjedhjet e kushtetuta!”, ka shkruar Krasniqi.

Paraardhëse

Situata në Kakavijë! “Ky dokument, një damkë e pashlyeshme”, ish deputeti publikon fakte të forta, tregon çfarë fshihet

Pasardhëse

“Nuk mundemi më!” Eksperti i lartë i ekonomisë i shqetësuar ngre alarmin çfarë po ndodh në vendin tonë

Pasardhëse

“Nuk mundemi më!” Eksperti i lartë i ekonomisë i shqetësuar ngre alarmin çfarë po ndodh në vendin tonë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.