• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Shpërthen” Lleshaj: Turp, bini kaq poshtë sa vidhni dhe lugë

30 October, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një postim të bërë në rrjetet sociale lidhur me arrestimin e një polici laçjan, që shiste sendet e grabitura nga vëllai i tij në Gjermani.

Sipas ministrit operacioni u ndërmor nën monitorimin e partnerëve gjermanë, dhe këta elemenë nxijnë pa të drejtë imazhin e shqiptarëve.

Postimi i plotë i Lleshajt

Pas një operacioni të përbashkët me partnerët gjermanë, u kap në kushte flagrance një punonjës policie, i cili kishte depozituar në shtëpi një mori sendesh shtëpiake të vjedhura në Gjermani nga i vëllai.

Meritojnë falënderim të veçantë partnerët gjermanë për rigorozitetin me të cilin ndjekin çdo lloj vjedhjeje, pa i ndarë ato në të vogla dhe të mëdha.

Falënderime meritojnë SHÇBA, Prokuroria dhe Policia e Shtetit për bashkëpunimin profesional dhe vullnetin për vetëpastrim nga radhët e personave të inkriminuar apo të padenjë që mund të kenë mbijetuar ende brenda strukturave të veta.

Keqardhje për elementë të tillë që pa turp dhe pa dinjitet bien në nivele kaq të ulëta, sa vjedhin deri edhe lugët e huaja, për të nxirë pa të drejtë faqen e mijëra shqiptarëve të tjerë, që jetojnë me punë dhe dinjitet anembanë Europës.

Ftoj qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë për të informuar çdo lloj dyshimi, edhe për raste të atyre, që kanë humbur dinjitetin dhe vjedhin nëpër Europë. Kjo kategori hajnash meriton përbuzje dhe izolim shoqëror si dhe procedim të rreptë ligjor.

Policia e Shtetit dhe organet e tjera ligjzbatuese do të vijojnë pa asnjë luhatje luftën ndaj të gjithë formave të krimit.

Paraardhëse

Rusia fton Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut t’i bashkohen “Bashkimit Euroazian”

Pasardhëse

Grabar-Kitaroviq: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e kanë merituar nisjen e negociatave

Pasardhëse

Grabar-Kitaroviq: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e kanë merituar nisjen e negociatave

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Rama: Do të prodhojmë dronë, mjete të blinduara e sisteme antidronë

Nga lajme10
30 December, 2025
0

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e fundvitit ka deklaruar se Shqipëria do të prodhojë mjete të...

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

23 December, 2025

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.