• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Shpërthen keq Enver Robelli: Këta nuk janë gazetarë, por argatë që përdoren nga partite, as në vendet më të pasura s’paguhen sa në Shqipëri

25 December, 2021
në Kryesore, Opinion
0
523
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Enver Robelli:

 

Kushdo që e ka bërë publikimin e të dhënave personale të qytetarëve të Shqipërisë, duhet të dënohet me krejt ashpërsinë e ligjit, kjo është njëra anë, ana tjetër është po aq e tmerrshme: listat e publikuara kanë shpalosur nivelin e deformimit të rolit të gazetarit në jetën publike.

Gazetarë me të hyra vjetore deri në 500 mijë euro apo më shumë – kjo s’bën vaki as në shtetet superkapitaliste me nga 200 apo 300 milionë banorë e me ekonomi të fuqishme që lëkundin botën.

Ekziston, pra, një aleancë kriminale mes pushteteve (jo vetëm këtij aktual) dhe atyre që thonë se janë gazetarë.

Në të vërtetë nuk janë gazetarë, por kuaj troje që futen në gazetari, shkatërrojnë çdo parim profesional dhe bëjnë punën e argatit dhe snajperistit të partisë që i financon.

Të tillët maskën e gazetarit e përdorin në publik, në jetën e vërtetë janë shefa marketingu të partive, politikanëve, firmave, ndërmarrjeve, oligarkëve.

Këtu nder dhe etikë profesionale nuk ka. Dhe ky është problemi me të cilin përballet egërsisht gazetaria në Shqipëri.

Është aq e zhytur në tifozëri, saqë si vëzhgues i jashtëm duhet të lexosh 500 versione të “së vërtetës” për të kuptuar ndoshta gjysmën e së vërtetës.

Kjo nuk ndodh gati në asnjë shtet në hemisferën perëndimore. Kosova është duke shkuar kësaj rruge, ku gazetarët – në fakt: analistët vulgarë që i kanë marrë erë parasë së pistë – nuk mbrojnë interesin publik, por interesat e tyre personale.

Dhe kush ua rrezikon këtë interes, janë të gatshëm t’i shpallin luftë. Sa më herët që publiku e kupton këtë mizori që po ndodh në fushën e gazetarisë, aq më lehtë do ta shoh edhe të vërtetën.

Kush e sheh të vërtetën, e ka më lehtë të marrë vendime për të ardhmen. Jo vetëm në kuti të votimit, sidomos në Shqipëri.

Paraardhëse

Ҫfarë po ndodh mes tyre? Beatrix mërzitet gjatë darkës së Krishtlindjeve, shkaku Donaldi: U shua e gjitha, s’më jep më vëmendje

Pasardhëse

“Ajo ka kapur tjetrën për flokësh”, Iliri diskuton me Antonelën: E nxore Bigun, uroj të flesh rehat, ndërhyn edhe Donaldi

Pasardhëse

“Ajo ka kapur tjetrën për flokësh”, Iliri diskuton me Antonelën: E nxore Bigun, uroj të flesh rehat, ndërhyn edhe Donaldi

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.