• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Shpërthen Donald Lu: Propozimi i PD e minon Reformën në Drejtësi

7 July, 2016
në Politikë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ambasadori amerikan, Donald Lu, u ka dërguar një letër deputetëve të Kuvendit, ku i kërkon të votojnë reformën në drejtësi.

Në letrën drejtuar për seicilin deputet të Kuvendit, ambasadori amerikan thekson se tani është koha që seicili të vendosë për reformën, si një nga reformat më të rëndësishme për vendin.

Duke theksuar se SHBA, është aleat strategjik i Shqipërisë, Donald Lu, nënvizon se “ndikimi politik në drejtësi kërcënon shoqërinë dhe kërcënimi i shoqërisë dobëson aleancën tonë”.

LETRA E PLOTE

letra-e-Lu-1Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë aleati juaj strategjik në mbrojtje të sovranitetit të Shqipërisë dhe demokracisë shqiptare. Sot, korrupsioni dhe ndikimi politik në sistemin tuaj të drejtësisë kërcënojnë shëndetin e shoqërisë suaj dhe dobësojnë aleancën tonë. Si aleat i NATO-s, është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara që Shqipëria të mbetet një demokraci e fortë dhe e sigurt.

Prej gati dy vitesh kemi punuar në mbështetje të përpjekjeve tuaja për të reformuar sistemin tuaj të drejtësisë. Gjithashtu, kemi punuar në mënyrë konsekuente për tu siguruar që si zërat e opozitës, ashtu edhe të maxhorancës të kenë kontribuar në këtë reformë.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi miratoi projekt reformën më 14 qershor. Votimi i plotë në Kuvend është planifikuar për datën 21 korrik. Tani është koha për të marrë një vendim.

Çështja e fundit

Përgëzojmë punën e bërë nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, si nga anëtarët e maxhorancës, ashtu edhe të opozitës. Si rezultat i punës së madhe dhe profesionalizmit të tyre, kanë krijuar një projekt që është më i mirë, më legjitim dhe më i pranuar më gjerësisht sesa projekti fillestar i ekspertëve të paraqitur në muajin shtator. Ky mbështetet si nga qeveria dhe nga opozita, me përjashtim të një çështjeje- kërkesës së opozitës për vendet e rezervuara.

Më e rëndësishmja, projekti i 14 qershorit i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi përmbush plotësisht standardet e Komisionit të Venecias dhe standardet europiane. Shtetet e Bashkuara dhe BE e kanë mbështetur këtë projekt. Kemi dëgjuar gjithashtu shqetësimet për paragrafin 88 të Opinionit Përfundimtar të Komisioni të Venecias.

Sugjerojmë që ndërsa merrni në konsideratë rekomandimet e Komisionit të Venecias, të lexoni që të dy paragrafët, si 61 dhe 88. Paragrafi 88 është një përmbledhje e të gjitha rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Zgjedhja e komisionerëve të vlerësimit (vettingut) diskutohet më në hollësi në paragrafin 61. Për të përftuar një kuptim më të plotë mbi rekomandimet e Komisionit të Venecias ia vlen të lexohen të dy.

Sistemet proporcionale

Të dy paragrafët vërejnë se qeveria dhe opozita e kanë të vështirë të bien dakord për shumicën e cilësuar me 3/5 apo 2/3 e votave për zgjedhjen e anëtarëve të komisioneve. Komisioni i Venecias rekomandon që nëse të dy palët nuk mund të gjejnë kompromis, mund të marrin në konsideratë përdorimin e një sistemi proporcional. Ata nuk rekomandojnë apo përmendin kurrë modelin e vendeve të rezervuara.

Në fakt, ka një sërë sistemesh proporcionale, përfshi votën e vetme të transferueshme, votimin e balotazhit të menjëhershëm, votimin e shumëfishtë, eliminimin dhe votimin Kondorse. Secili prej këtyre sistemeve do të ishte tërësisht në përputhje me Komisionin e Venecias.

Shtetet e Bashkaura dhe Bashkimi Europian i kanë kundërshtuar vendet e rezervuara sepse kjo formulë do ti etiketonte menjëherë anëtarët e komisionit të vetingut ose pro qeverisë, ose pro opozitës. Vetingu ka për qëllim të kthejë besimin në gjyqësor duke larguar manipulimet partiake. Ndikimi i qartë politik sugjeron se modeli i vendeve të rezervuara do ta minonte këtë besim. Kemi vazhduar ta nxisim si qeverinë ashtu edhe opozitën të gjejnë një kompromis që është në përputhje me opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias dhe që do të shmangte etiketimin politik të anëtarëve të komisionit të vetingut.

Koha për të marrë një vendim

Së fundmi, ka ende kohë që udhëheqësit politikë të gjejnë një kompromis që të mund të mbështetet si nga opozita, ashtu edhe nga maxhoranca. Duhet ta mbështesim të gjithë kërkimin për kompromis. Megjithatë, nëse udhëheqësit politikë nuk e duan kompromisin dhe nuk bien dakord për një tekst të përbashkët, ju bëjmë thirrje që ju ta votoni reformën. Paragrafi 87 (bashkëngjitur) i raportit të Komisionit të Venecias thotë se projekti i tanishëm i reformës është një propozim koherent e i shëndoshë dhe se është në përputhje me standardet evropiane.

Shtetet e Bashkuara besojnë se kjo reformë është jetime për të ardhmen e vendit tuaj. Ju bëjmë thirrje që më 21 korrik të votoni pro reformës në Drejtësi.

Sinqerisht

Donald Lu

Paraardhëse

Plani i qeverisë për Liqenin: Parkingje, klube dhe një kullë

Pasardhëse

Më pak se gjysma e malazezëve mbështesin hyrjen në NATO

Pasardhëse

Më pak se gjysma e malazezëve mbështesin hyrjen në NATO

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.