• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shpenzimet marramendëse dhe jeta e shtrenjtë: Ku gënjen Edi Rama?

30 August, 2018
në Aktualitet
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas debateve të shumta që shkaktoi udhëtimi i tij me një çarter privat për të parë ndeshjen e parë të Kristiano Ronaldos në Torino kundër Lacios, Edi Rama është detyruar të bëjë një mini autoportret të veseve, kënaqësive, pasioneve dhe jetës që i pëlqen të bëjë.

Mbi të kanë rënduar ditët e fundit dy akuza: Ajo e një stili jete të shfrenuar alla Fatos Nano, me të cilin ai është tallur keq kur ishte rivali i këtij të fundit dhe së dyti, ngazëllimi prej adoleshenti të vonuar për të pozuar përkrah figurave të botës së showbizit dhe sportit, siç ishte rasti i fundit me CR7.

Për t’iu përgjigjur atyre, Rama ka bërë njërin prej shënimeve më të gjata që ka shkruar ndonjëherë në Facebook. Ai thotë se i ka ndaluar ministrat dhe veten të pushojnë jashtë shtetit, se u ka penguar atyre fluturimet në biznes klas dhe se udhëtimet e tij me avionë çarter nuk i kanë kushtuar asgjë buxhetit të shtetit.

“Kush më njeh, e di fare mirë se s’jam aspak i dhënë pas qejfeve, luksit, restoranteve e lëre pastaj makinave, helikopterëve e avionëve, automjete me të cilat më lidh thjesht puna! Pasionet e politikës, artit, librave e filmave, më dalin e teprojnë si kalimtar mbi këte tokë. Kush s’më njeh le të mundohet ta marrë me mend se ka edhe kështu në këtë botë të larmishme”, ka shpeguar Rama si kyeministër.

Por në rrëfimin e tij ka një sërë shmangiesh dredhuese.

E para, fakti se ai nuk i paguan me para nga buxheti udhëtimet e tij me çarter nuk do të thotë asgjë. Sepse asnjë njeri që i disponon këto mjete nuk e paguan koston e tyre thjeshtë për bamirësi. Ata marrin diçka në këmbim. Kësaj teorie se ka bamirës që paguajnë nga xhepi i tyre për Edi Ramën, i ka dalë boja me kohë. Rama e përdori atë kur bëri pa lekë rikonstruksionin e plotë të kryeminitrisë. Atë e kreu firma Fusha. E cila tani po merr si kompensim 6 kullat që do të ndërtohen pas prishjes së teatrit, plus 80 milionë eurove publike që ka marë në 17 raste nga qeveria pa garë dhe pa tender.

Pikërisht një argument i tillë është i paimagjinueshëm. Askush nuk mund ta mendojë Merkelin apo Makronin duke u thënë qytetarëve të vet se udhëtova me një çarter privat, por nuk pagova lekë nga buxheti.

E dyta, farsa e ministrave që bëjnë pushimet në Shqipëri është në lejfenizëm bajat. Sot nuk ka shqiptar që nuk e di jetën që ata bëjnë, shpenzimet për çanta dhe këpucë të bashkëshorteve, çmimet e shkollave ku edukojnë fëmijët dhe të pretendosh se po vuakan që gjatë gushtit nuk dalkan jashtë, është një tallje e madhe.

Së treti, dhe më e rëndësishmja, thjeshtësia e pasioneve të Edi Ramës është një përrallë me bisht. Paga e tij vjetore nuk justifikon dot as vetëm njërin prej kostumeve që ndërron përditë, të qepura “sur mesure” me rrobaqepës të ardhur enkas nga Italia. Dashuria e tij për filmat nuk i mbulon dot çmimet marramendëse të verërave që mban në tryezë. Pasioni i zbehur për leximin, nuk e fsheh dot njeriun që me siguri vitin e fundit ka kaluar nëpër duar më shumë palë atlete sesa libra.

Prandaj kjo fabula e njeriut që pasioni për artin ia pengon ekseset e luksit, është tërësisht e pabesueshme. Ajo thjesht është një provë më shumë e një njeriu që flet ndryshe nga ç‘sillet.

Paraardhëse

Dikur na quante kriminelë, tani më të mirë se francezët! Vërtet ka ndryshuar Salvini?

Pasardhëse

Statistikat, rreth 900 mijë shqiptarë mbi 25 vjeç nuk dinë asnjë gjuhë të huaj

Pasardhëse

Statistikat, rreth 900 mijë shqiptarë mbi 25 vjeç nuk dinë asnjë gjuhë të huaj

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.