• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Shoferi Saimir, ministri Tahir dhe tre prokurorë si rrezik kombëtar!

22 October, 2017
në Opinion
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Endrit Papadhimitri

Ku e gjejnë guximin këta tre prokurorë që të genjejnë para përfaqësuesve të popullit?

Ku e gjejnë guximin këta tre “profesionistë” me eksperiencë, të kërkojnë arrestin për një njeri, nisur nga disa llafe portalesh, nën dritën e prozhektorëve të medias?

E ku e gjejnë kurajon këta makutë, që të na poshtërojnë kaq shume neve si popull, me deklaratat se kanë një sekret për të treguar: që një shofer kamioni me emrin Sajmir bënte transportuesin?

A thua të jetë ky nga ai guximi tipik i  malësorëve që s’i tuten asgjëje? Barrë e madhe kjo me siguri, për cdo malësor që sot është ndierë i turpëruar nga këta tre tropojanë “ba din e pa iman”, që ligjet po i përdorin si gurë në një lojë bilardoje.

Shfaqja e sotme e tyre është një këmbanë alarmi. Ata të tre nuk po i cënojnë qetësinë, lirinë, jetën e përditshme vetëm Saimir Tahirit. Jo të dashur bashkëqytetarë!

Duke na shitur sapunin për djathë, ose ose, thasët me drogë të shoferit Sajmir si prova për ministrin Tahir, po krijojnë precedentin më të rrezikshëm në Shqipëri.

Nuk e kam fjalën për precedentin që përmend Ministri Xhafaj, për përdorim të prokurorisë nga politika! Po për mënyrën arogante se si po legjitimojnë para cdokujt, padrejtësinë e pjellë nga intriga e medikoriteti profesional bashkë.

Cfarë duan të na thonë ne shqiptarëve të zakonshëm duke kërkuar arrestimin pa prova, nga një hetim 72 orësh, të një deputeti, përfaqësuesit tonë të zgjedhur? Se kur e bëjnë për atë dhe aq hapur, ne shqiptarëve të thjeshtë, e kanë shumë më të lehtë për t’ua “këputur qafën”?

Në fakt, e sotmja është vetëm maja e ajsbergut. Sepse këta të tre sot, me performancën jurdike krejt mediokre, e krejt padashur, nxorën lakrat që janë qelbur për 25 vite në pazarin e sistemit të drejtësisë.

Nëse tre prokurorë të krimeve të rënda, institucionit më të rëndësishëm të akuzës, u thahet pështyma kur pyeten se ku i kanë provat, imagjinoni se cfarë ka ndodhur për vite e vite të tëra, atje tej në prokuroritë e rretheve, ku nuk hyn dot as drita e medias, as gjykimi i opinionit publik. Atje ku akuzat veprojnë si sharrë që pret në mes, jetë njerëzish, nga dora e ca të fortëve me “eksperiencë” të provincave.

Ja pse këta të tre, nxorën sot fytyrën e vërtetë të sistemit, nga errësira që e ka ushqyer atë, e ku flejnë edhe dosjet e padrejtësisë ndaj shqiptarëve. Ky është një alarm, për shqiptarët, për ambasadorët e huaj, për këdo që i ka ardhur në majë të hundës me këta shakatorë të rrezikshëm!

Paraardhëse

Kreshniku i PD tani paralajmëron vrasje…

Pasardhëse

FNSH mësyn në 6 qarqe, disa të arrestuar për armë dhe drogë

Pasardhëse

FNSH mësyn në 6 qarqe, disa të arrestuar për armë dhe drogë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.