• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Shmangni arnimet”, inxhinierja Luljeta Bozo ngre alarmin për ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti: Duhet kryer auditimi i çdo banese

6 December, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Inxhinierja Luljeta Bozo ka qenë e pranishme në banesat tona këto ditë me informacionet e saja profesionale duke na qetësuar pas panikut që i përfshiu të gjithë nga tërmetet e vazhdueshme.

Në një dalje sot për gazetarët, inxhinierja Bozo ka këmbëngulur se të gjithë shqiptarët dhe ndërtuesit duhet të kuptojnë se për të pasur godina të sigurta kanë shumë rëndësi themelet.

Lidhur me propozimin e qeverisë se do të japë para për banorët që jetojnë në zonat rurale, që të ndërtojnë vetë shtëpitë e tyre, Bozo u shpreh se duhet të ketë një ndihmë nga njësitë vendore, që të ketë specialist pranë tyre.

“Nuk mund të ndërtohet më pa themel, kaq gjë besoj se e kanë kuptuar të gjithë, nuk mund të ndërtohet kot më kot. Të gjitha njësitë vendore duhet që të ofrojnë projektues, inxhiniera dhe arkitektë të cilët do të ndihmojnë banorët në procesin e rindërtimit.

Ne kemi specialistë që do të dinë t’i thonë banorëve që të ndërtojnë në mënyrë të rregullt në truallin e tyre. Ka specialistë që dhe me gjysmën e vlerës duan të kontribuojnë në një situatë të tillë”, u shpreh Bozo.

Ndërkohë që lidhur me pretendimet se nga pallatet e shembura nuk janë marrë prova, Bozo tha se duhet hetuar që nga projekti i ndërtuesve, deri te studimi që është bërë mbi zonën ku janë ndërtuar.

“Kjo puna e dënimit është e një sektori tjetër, unë mendoj se prishja nuk ka ardhur pa pasur një relacion, logjika ma thotë që ka pasur relacion nga ekspertët, që kjo godinë nuk ka mbajtur më, ndoshta ndoshta mund të pritej një ekspertizë më e thelluar që të kishim prova fizike, që nga momenti që jepet leja, studimi i terrenit, e kanë neglizhuar komplet teknologjinë, është një proces shumë i gjatë shumë i ndërlikuar”, tha Bozo, ndërsa u pyet dhe për auditimin e të gjitha banesave, që sipas saj duhet të përfundojë sa më shpejt në mënyrë që banorët të qetësohen, dhe t’i rikthehen rutinës.

“Në duhet të bëjmë shumë shpejt, njësitë vendore kanë staf pa eksperiencë, pa kualifikim, duhet njerëz me eksperiencë 40 50 vjeçare, duhet që t’iu japim njerëzve sigurinë që të futen brenda.

Njerëzit duhet të qetësohen sa më shpejt, të mos flenë në makina, fëmijët të çohen në shkolla, pasi janë të stresuar dhe mbetet për të gjithë jetën.

Auditimi i ndërtesave duhet të nisë patjetër, pasi ka ndërtesa që janë me dëmtime të strukturës, ato do të rrinin në këmbë, nëse nuk do të kishte ndërhyrje në themele dhe në muret mbajtëse”, tha inxhinierja.

Ndërkohë që lidhur me procesin e rindërtimit, inxhinierja tha se do të ishte më mirë që pallatet e vjetra të mos arnoheshin, pasi kanë një jetëgjatësi të madhe, dhe mund të shkatërrohen si pasojë e ndonjë lëkundjeje sizmike të mëvonshme.

“Është më mirë që të mos bëjmë arna, për ato ndërtime që janë në fund të jetës së tyre, më mirë do të ishte shembja e tyre, dhe riorganizimi i zonës, me rregulla të reja, dhe banorët do të jenë shumë më dakord me një zgjidhje të tillë, sesa të rrinë në godina me arna”, tha Bozo, ndërkohë që insistoi se duhet që në terren të jenë ekspertë me eksperiencë dhe të testuar me situata të mëparshme.

“Unë mendoj se vendimin final duhet ta japin ekspertët vendas, jo ata 25-30 vjeçar, pasi edhe pse kanë diplomë dhe energjinë, ju mungon eksperienca. Që të jenë të vlefshme aktet e ekspertimit duhet të jenë firmosur edhe nga grupet e huaja, në bashkëpinim me vendasit, dhe autori i projektit, pasi ai e di sesi është ideuar.

Ska vend që nuk ndërtohet, në rastet e kënetave duhet të hedhësh shumë pare, në mënyrë që ta bësh truallin e qendrueshëm”, përfundoi Bozo.

Paraardhëse

Gent Cakaj jep lajmin e shumëpritur nga Bratislava: Shqipëria merr zyrtarisht Kryesinë e OSBE-së

Pasardhëse

LSI del me reagim të fortë: Prokuroria të hetojë Edi Ramën, nuk mori masa pas sinjalizimit të sizmiologut grek

Pasardhëse

LSI del me reagim të fortë: Prokuroria të hetojë Edi Ramën, nuk mori masa pas sinjalizimit të sizmiologut grek

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.