• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Shkullaku bën deklaratën e fortë për Alibeajn: Ka lëkundje mendore, e sheh veten në TV dhe mendon se është lider. Fenomen që nuk mund të shpjegohet kollaj

26 May, 2022
në Kryesore
0
190
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti Armand Shkullaku i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit” ka shpjeguar “fenomenin” Alibeaj në politikën shqiptare. Shkullaku e shpjegoi protagonizmin e Alibeajt në media dhe faktin që ai sillet si drejtues i PD, me një lëkundje mendore, që u ndodh njerëzve, kur papritur e shohin veten përpara prozhektorëve dhe fillojnë të besojnë rolin dhe rëndësinë që u është caktuar.

“Ju shprehët habi, çfarë është ky njeri, Enkelejd Alibeaj?

Është fenomen që nuk mund të shpjegohet kollaj. Është fenomen jo vetëm politik, por edhe psikologjik, lidhet edhe me gjendjen mentale. Kemi parë edhe te njerës të tjerë, kur të mbushet mendja që përfaqëson atë për të cilën dikush të ka caktuar, por nuk e ke marrë dhe fituar.

Kam respekt për Alibeajn si politikan dhe nuk kam dëgjuar akuza ndaj tij për afera, por vendosja në qendër të vëmendjes dhe projektorëve, të shkakton një lloj lëkundje.

Të hiqesh si kryetar i PD, edhe po të jesh kryetar vërtet kryetar i PD, siç u zgjodh Berisha, sërish duhet të matesh të flasësh në emër të PD, sepse mungon legjitimimi i plotë 100%.

Alibeaj është caktuar të jetë i ngarkuar nga ish kryetari për të përfaqësuar PD, është emëruar edhe kryetar i grupit parlamentar që nuk ekziston më.

Të flasësh në emër të një grupi që nuk ekziston më, është më shumë problem mendor dhe delir sesa politikë. Sheh gjithë ato mikrofona përballë, sheh ata ambasadorët, të duket sikur ti do jesh lideri i së ardhmes. E transmetojnë edhe televizionet, kur shkon në shtëpi mendon se je dikush. Është një fenomen që e kemi parë vazhdimisht në politikën shqiptare. Mbani mend se edhe Eduard Selami në 1996 mendonte se mund të mundte Berishën. Ky është aspekti psikologjik.

Aspekti politik, e shoh të lidhur me dy momente. Mungesa e legjitimitetit, e detyron Alibeajn, ta projektojë të qenurit të tyre atje, nëpërmjet pranimit nga Rama. Rama i trajton si palë dhe nevoja për të qenë palë, kur nuk ke vota nga populli, të cakton Edi Rama.

Rama ka bërë një lloj loje, hajdeni këtu te Taulanti dhe Spiropali për Presidentin, nëse doni t’ju njohim, të dilni edhe në televizor.

Për cfarë shkojnë këta për negociatat për President? A jemi të bindur që presidentin do e caktojë Rama? Akoma nuk dimë emrin. Emri nuk del sepse emri do të dalë në raundin e fundit”, tha ndër të tjera Shkullaku në TPZ.

Paraardhëse

Arian Çani tregon se kujt po i “shërben” Enkelejd Alibeaj: Është duke imituar këtë figurë politike

Pasardhëse

Berisha sërish në krye të PD, Zheji: Ndërkombëtarët nuk kanë ndryshuar qëndrim; Andi Bushati: Berisha e shpëtoi opozitën nga të qenit kukull

Pasardhëse

Berisha sërish në krye të PD, Zheji: Ndërkombëtarët nuk kanë ndryshuar qëndrim; Andi Bushati: Berisha e shpëtoi opozitën nga të qenit kukull

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.