• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Shkuleni çadrën ose Artan Lame ta legalizojë

21 March, 2017
në Opinion
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Ardit Rada

E drejta e protestës është themelore për njeriun. Ajo garantohet nga ligji dhe mbarëvajtja e saj sigurohet nga policia. Kjo ndodh në të gjitha vendet demokratike përfshirë edhe Shqipërinë. Të protestosh është të ngresh zërin kundër diçkaje që nuk të pëlqen dhe më pas të kërkosh rrugën ligjore për të marrë përgjigje. Protesta ka një afat, një drejtues dhe merr një leje në organet kompetente për orarin dhe vendin ku do të zhvillohet.

Kur protestuesi vendos ultimatume, atëherë ai del nga korniza e protestës dhe hyn në atë që quhet rezistencë. Ai reziston ndaj ligjeve dhe rregullave politike e sociale duke përdorur çdo mjet përfshirë edhe atë jodemokratik.

Pas më shumë se një muaji të çadrës së ngritur në bulevard Partia Demokratike vijon në ultimatumin e saj duke e bërë një forcë politike deri dje serioze, që të ngjajë me një organizatë apo lëvizje. Në fakt kjo është dëshira e lidershipit të PD-së që dita-ditës e cilësojnë ‘lëvizje’ çadrën në Tiranë. Siduket, çadra do të mbetete gjatë në shesh përderisa kryeministri i ka kthyer përgjigje disa herë kërkesës për qeveri teknike ndërsa opozita vijon të këmbëngulë në ultimatum.

Qeveria shqiptare ka një përgjegjësi më të madhe në këto momente sesa të plotësojë dëshirat e PD që lindën një ditë të zymtë shkurti. Nëse një qytetar i pastrehë do të ngrinte një çadër për të fjetur diku në kodrat e Liqenit Artificial, a do ta ngrenin zgupthi? Institucionet duhet t’i japin fund lojës ku për të mos krijuar përplasje, shkelin vetë ligjin dhe përdorin standarde të dyfishta.

E gjithë kjo tolerancë nga qeveria bëhet po aq në emër të SHOW-t sa edhe vetë ngritja e çadrës. Kjo ështe e padurueshme! Zgjidhja ligjore është shumë e thjeshtë: Lulzim Basha të aplikojë te ALUIZNI dhe Artan Lame ta legalizojë çadrën. Në të kundërt, na lironi bulevardin nga ky ndërtim pa leje! / JavaNews.al

Paraardhëse

Bashkia Tiranë dhe FSHF startojnë aktivitetin “Pasioni s’ka gjini”

Pasardhëse

Deklarata e Berishës që rrëzoi çadrën e Bashës

Pasardhëse

Deklarata e Berishës që rrëzoi çadrën e Bashës

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.