• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Shkrin” Shqipëria, të gjithë po arratisen nga sytë këmbët

18 February, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
26
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Popullsia e vendit shënoi rënie për të tretin vit radhazi më 2018″>2018 kryesisht prej emigracionit të lartë dhe rënies së numrit të lindjeve.

Sipas njoftimit të sotshme të INSTAT popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2019, rezulton 2.862.427 banorë duke pësuar një rënie me 0,3 %, krahasuar me 1 Janar 2018″>2018.

Gjatë vitit 2018″>2018, shtesa natyrore e popullsisë është 7.130 banorë (Lindje-Vdekje), duke pësuar një rënie prej 17,4 %, krahasuar me një vit më parë. Migracioni neto (Imigrantë-Emigrantë ishte – 15.030 banorë, duke shënuar një rënie prej 0,9 %, krahasuar me një vit më parë.

Në vitin 2018″>2018 raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) ka shënuar rënie në krahasim me vitin 2017, nga 26,0 % në 25,4 %, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) ka pësuar rritje nga 19,4 % në 20,1 % gjatë të njëjtës periudhë.

Raporti gjinor në lindje ka pësuar rënie, duke shënuar vlerën 108 në vitin 2018″>2018 nga 110,6 që ishte në vitin 2017. Raporti gjinor i popullsisë gjithsej ka pësuar rënie në krahasim me 2017 nga 101,3 në 100,1 meshkuj për 100 femra.

Në vitin 2018″>2018, mosha medianë e popullsisë rezulton 35,4 vjeç. Gjatë vitit 2018″>2018, lindën 28.934 foshnje, duke pësuar një rënie prej 6,3 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në 2018″>2018 është 21.804 persona, duke pësuar një rënie prej 1,9 %, krahasuar me një vit më parë.

Në vitin 2018″>2018, numri i emigrantëve është 38.703 persona, duke pësuar një rënie prej 3,0 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i imigrantëve në 2018″>2018 është 23.673 persona, duke pësuar një rënie prej 5,3 %, krahasuar me një vit më parë.

Popullsia më rënie në të gjitha qarqet, vetëm Tirana dhe Durrësi me rritje

Tirana, Fieri dhe Durrësi kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej. Në 1 Janar 2019, Tirana zë rreth 31,3 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, duke u ndjekur më pas nga Fieri (10,3 %) dhe Durrësi (10,1 %). Sa i përket qarqeve të tjerë, pesë prej tyre zënë 2 % deri 5 % të popullsisë gjithsej.

Në 1 Janar 2019, popullsia u rrit në tre qarqe të vendit. Përllogaritjet e popullsisë në 1 Janar 2019 treguan se vetëm tre qarqe të vendit shënuan një rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë, ndërsa nëntë prej tyre shënuan një rënie të saj. Rritja më e madhe u shënua në Tiranë (+12,6 për 1000 banorë), pasuar nga Durrësi (+1,7 për 1000 banorë) dhe Vlora (+0,2 për 1000 banorë). Në të kundërt, uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në Gjirokastër (-24,3 për 1000), Berat (-17,8 për 1000 banorë) dhe Dibër (-16,8 për 1000 banorë).

Qarku me raportin e varësisë së të rinjve më të lartë është Kukësi (30,4 %), ndërsa qarku me raportin e varësisë së të moshuarve më të lartë është Gjirokastra (21,3 %). /monitor/

Paraardhëse

Ushtari: Kur shoh Kosovën, ndihem krenar që kam veshur uniformën

Pasardhëse

PD vendos zyrtarisht djegien e mandateve

Pasardhëse

PD vendos zyrtarisht djegien e mandateve

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.