• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shkoi të ndihmonte Italinë, infermieri shqiptar: Jemi frikësuar shumë, ja çfarë pamë në spitale

30 March, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
34
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Korab Gjana është njëri nga 30 mjekët dhe infermierët shqitparë që ndodhen në Itali prej ditës së djeshme për të ndihmuar popullin fqinj në luftën me koronavirusin. Në një bisedë me Skype nga Italia për Report Tv ai u shpreh se janë vendosur në spitalin e Breshias, ku do të qëndrojnë për një muaj për të ndihmuar kolegët e tyre.

Gjana tha se vendimin për të ikur në Itali nuk e mendoi dy herë, ndërsa shtoi se kishte dhe shumë të tjerë që donin të vinin. Infermieri i QSUT-së vlerësoi mikpritjen italiane.

“Të them të drejtën nga Roma në Breshia të gjithë italianët na kanë duartrokitur, qeveritarët, kryetarë komunash na kanë shoqëruar dhe përshëndetur, shumë falenderues. Ne do të jemi krah mjekëve italiane, duke na udhëzuar ata, ne do u japim një dorë më shumë ta përballojmë këtë situatë”.

Një ndër arsyet që Gjana, thotë se pranoi që të shkonte në Itali është padyshim edhe eksperienca.

“Kjo ishte arsyeja që vendosëm të vinim këtu, do të mësojmë shumë“.

Në ditën e parë që vizitoi spitalin e Breshias ku do të punojë për një muaj, ai thotë se nuk kishte informacion që të kishte të shtruar të infektuar shqiptarë.

Ndërsa referuar gjendjes atje, ai e përshkroi në këtë mënyrë.

“Rrugës u frikësuam shumë, por pasi arritëm atje, cdo gjë dukej nën kontroll. Pacientët janë të shumtë, pavionet janë mbushur plot, por shteti italian ka një menaxhim të kontrollueshëm” tha Gjana për Report Tv.

Në fund, infermieri kishte një mesazh për të gjithë shqiptarët.

“Shqiptarëve u them vetëm rrini në shtëpi dhe zbatoni rregullat. Ju përshëndes dhe kujdesuni për veten” përfundoi ai.

Intervista e plotë për Report Tv e infermierit shqiptar Korab Gjana që shkoi në Itali:

Ju jeni mjek apo infermier?
Ne jemi infermierë në QSUT-së

Si ju pritën në Itali?
Na kanë pritur shumë shumë mirë dhe janë përkujdesur maksimalisht për gjithcka

Si u erdhi informacioni?
Na thanë eprorët se duhen 30 veta dhe unë dhashë konfirmimin menjëherë pa u menduar fare

Të gjithë u treguat të gatshëm?
Të gjithë që kam folur edhe rrugës të gjithë janë treguar gati dhe e vendosën menjëherë. Madje kishte dhe shumë të tjerë që donin të vinin

Ku do të angazhoheni, në cilin spital?
Në Breshia për një muaj

Me kë keni pasur kontakte sot?
Ne për fatin e mirë e flasim shumë mirë italishten, na kanë shpjeguar gjithcka, na çuan në pavione dhe na dhanë mundësi ta njohim terrenin

Si ju duket situata atje?
Rrugës u frikësuam shumë duke qenë edhe lajmet për ditë, por pasi arritëm atje, cdo gjë dukej nën kontroll. Pacientët janë të shumtë, pavionët janë mbushur plot, por shteti italian ka një menaxhim të kontrollueshëm

Cfarë qëllimi i keni vënë vetes?
Është shumë e vështirë dhe familja e përjeton më së shumti, e di unë si i kam lënë në Shqipëri, puna jonë është mision dhe jemi gati gjithmonë pa u menduar dy herë, gjithmonë për të shpëtuar jetë.

Ka pasur një entuziazëm të madh nga personalitetet italiane por edhe qytetarët…?
Të them të drejtën nga Roma në Breshia të gjithë italianët na kanë duartrokitur, qeveritarët, kryetarë komunash na kanë shoqëruar dhe përshëndetur, shumë falenderues. Ne do të jemi krah mjekëve italiane, duke na udhëzuar ata, ne do u japim një dorë më shumë ta përballojmë këtë situatë

Ju besoj do të merrni edhe eksperiencën e e duhur?
Kjo ishte arsyeja që vendosëm të vinim këtu, do të mësojmë shumë dhe nëse Shqipëria do të ketë nevojë, ishalla jo, do të tregohemi të gatshëm

Ministrja e Shëndetësisë tha se ju shembulli i duhur, si u bëni të ndiheni?
Të gjitha institucionet në Shqipëri kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm dhe kjo mbështetje kthehet në forcë për ne dhe të gjithë më kanë dërguar SMS pa fund, duke qenë mirënjohës dhe ndihem shumë krenar.

Në spitalet e Italisë ka edhe shqiptarë…?
Kam dëgjuar më shumë nga media, por në spitalin e Breshias nuk kam informacion se ka shqiptarë, pavarësisht se profesorët thanë se mund të ketë dhe ju e keni detyrim moral ti ndihmoni

Një mesazh për të gjithë shqiptarët?
Shqiptarëve u them vetëm rrini në shtëpi dhe zbatoni rregullat dhe do të nda ndihmoni shumë neve, por edhe familjarët tuaj. Zoti vetëm njëherë të jep jetën. Jeta është e shenjtë. Ju përshëndes dhe kujdesuni për veten.

Paraardhëse

Mjeku Pipero: 15% e të shtruarve janë në gjendje të rëndë, nëse qytetarët nuk zbatojnë masat, situata do jetë shumë serioze

Pasardhëse

“E tmerrshme kur shikoj njerëz në rrugë që shëtisin”, mesazhi i fortë i mjekes Najada Çomo (VIDEO)

Pasardhëse

"E tmerrshme kur shikoj njerëz në rrugë që shëtisin”, mesazhi i fortë i mjekes Najada Çomo (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.