• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kuriozitete

Shkencëtari shqiptar shpjegon zbulimin e shekullit

14 February, 2016
në Kuriozitete
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Teoria e 100 viteve më parë e Albert Ajnshtajnit për valët gravitacionale , u vërtetua nga shkencëtarët , duke konfirmuar edhe njëherë gjenialitetin e fizikantit.

Pas një vëzhgimi të deformimit të hapësirë-kohës, të gjeneruar nga përplasja e dy vrimave të zeza 1.3 miliard vjet dritë larg Tokës, shkencëtarët konfirmojnë teorinë e Relativitetit të Përgjithshëm të hartuar nga Ajnshtajni.

Për astrofizikantët ky zbulim do të sjellë një epokë të re për gjithësinë. Ai është kulmimi i dekadave studime e kërkime dhe mund të ofrojë një dritare të re mbi Big Bangun apo shpërthimin e madh që mendohet se krijoi universin.

Zbulimi i valëve gravitacionale u bë nga bashkëpunimi Ligo, i cili operon disa laboratorë në të gjithë botën, ku shkencëtarët përmes lazerave që lëshojnë në tunele të gjata përpiqen që të diktojnë valëzime në përbërjen e hapësirë-kohës.

Profesori i astrofizikës, Halil Sykja, shpjegoi në edicionin qendror të lajmeve të Top Channel zbulimin e shekullit.

Halil Sykja, profesor i astrofizikës: Lajmi është shumë i rëndësishëm për shkencën dhe të ardhmen e njerëzimit për arsye se ky zbulim i drejtpërdrejt i valëve gravitacionale është ‘qershia mbi tortë’ për verifikimin e ideve të Ajnshtajnit. Por, zbulimi direkt që ka 60 vite që kërkohet me shumë intesitet u bë tani realitet për arsye se ne jemi në gjendje t’i shohim me sy, në laborator në Tokë, të instaluara në vende të ndryshme të botës dhe në mënyrë të veçantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Teoria e Ajnshtajnit qenka plotësisht e vërtetë. Guglielmo Marconi në fillim të shekullit 20-të zbuloi transmetimin me radio të valëve elektromagnetike dhe ne të gjithë e dimë se çfarë po ndodh sot me celularët, me GPS-in, me satelitët, me komunikimin në të gjithë botën etj. etj., sepse valët bartin energji dhe derisa bartin energji këto janë në gjendje që duke u transmetuar të bëjnë ndryshime dhe të tejçojnë informacion. Kështu që edhe valët gravitacionale mbartin energji dhe imagjinoni sikur të arrijmë të komunikojmë më valë gravitacionale dhe të kuptojmë misteret qoftë në mënyrë lokale, në vrimat e zeza, në yje, brendësi të yjeve, etj., qoftë edhe për universin si i tërë.

Paraardhëse

Edhe Rama do zgjedhje për kryetarin e PS

Pasardhëse

Përgjimi / Edukatorja pushohet pse djemtë e saj nuk kishin votuar

Pasardhëse

Përgjimi / Edukatorja pushohet pse djemtë e saj nuk kishin votuar

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.