• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Teknologji

Shkencëtarët zhbllokojnë misteret e “kompjuterit” më të vjetër në botë

14 March, 2021
në Teknologji
0
86
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një pajisje 2 000-vjeçare, shpesh e konsideruar si “kompjuteri” më i vjetër në botë, është rikrijuar nga shkencëtarët e “University College” të Londrës (UCL), në një përpjekje për të kuptuar mënyrën e funksionimit të saj, shpjegohet në një punim të botuar në revistën shkencore “Scientific Reports”, sipas BBC.

Mekanizmi Antikythera i ka hutuar ekspertët që kur u gjet në një anije të mbytur të epokës romake, në Greqi, në vitin 1901.

Pajisja e lashtë greke mendohet se është përdorur për të parashikuar eklipset dhe ngjarje të tjera astronomike, por vetëm një e treta e pajisjes mbijetoi, duke i lënë kështu studiuesit të vrasin mendjen për të kuptuar se si funksiononte dhe si dukej.

Pjesa e pasme e mekanizmit, që përmban një përshkrim të ekranit të kozmosit, ku tregohet lëvizja e pesë planetëve të njohur në kohën kur u ndërtua pajisja, u zgjidh nga studimet e hershme, por natyra e ndërlikuar e sistemit të tij të ingranazheve në pjesën e përparme ka mbetur një mister.

Shkencëtarët londinezë besojnë se, më në fund, e kanë thyer enigmën duke përdorur modelimin 3D kompjuterik. Ata kanë rikrijuar të gjithë panelin e përparmë dhe tani shpresojnë të ndërtojnë një kopje në shkallë të plotë të Antikythera-s duke përdorur materiale moderne.

“Dielli, Hëna dhe planetët shfaqen në një rikthim mbresëlënës të shkëlqimit grek të lashtë”, tha autori kryesor i punimit, profesor Tony Freeth. “I yni është modeli i parë që përputhet me të gjitha provat fizike dhe me përshkrimet në mbishkrimet shkencore të gdhendura në vetë mekanizmin”, shtoi ai.

Mekanizmi, prej bronzi dhe me dhjetëra ingranazhe, është përshkruar si një llogaritëse astronomike dhe si kompjuteri i parë analog në botë.

Paraardhëse

Inter synon fitoren e rradhës ndaj Torinos dhe “arratisjen” në krye, Roma tenton vazhdimësinë kundër Parmës

Pasardhëse

Dalin pamjet e rralla, koha e Perandorisë së Carit në Rusi (FOTO)

Pasardhëse

Dalin pamjet e rralla, koha e Perandorisë së Carit në Rusi (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.