• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Shkencëtarët të alarmuar: Akullnaja “fundi i botës”

18 February, 2023
në Botë
0
24
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shkencëtarët panë nga se çfarë po gërryen pak nga pak akulljanën Thwaites në Antarktidë. Akullnaja ka marrë nofkën “Fundi i botës” për shkak të potencialit masiv dhe rritjes së nivelit të detit në rast të shkrirjes së saj. Është një lajm i mirë dhe i keq.

Duke përdorur një robot në formë lapsi prej tre metrash, shkencëtarët panë një pikë kritike të shndritshme në ndarjen kaotike të Thwaites.

“Akullnaja Thwaites është në thelb një masë akulli që lëviz shumë ngadalë e që po del nga kontinenti i Antarktikut dhe po lëviz në oqean. Mund ta imagjinoni atë si një lumë që rrjedh ngadalë. Është një nga akullnajat që po ndryshon më shpejt në Antarktidë. Ka potencialin më të lartë për të ndryshuar me shpejtësi në shekullin e ardhshëm. Dhe ka shumë shqetësim mbi ndikimin që mund të ketë në rritjen e nivelit të detit”, thotë Peter Davis , oqeanograf, British Antarctic Survey.

Shkencëtarët nuk kishin arritur ta vëzhgonin me parë pikën kritike të Thwaites.

Por duke ulur poshtë një çarjeje të hollë me gjatësi prej 587 metrash robotin Icefin, ata panë se sa ndikim kanë çarjet e thella në thyerjen e akullit, duke shkaktuar mbi akullnajë dëmin më të madh, madje më shumë sesa shkrirja.

Gjetjet u publikuan në dy studime në revistën Nature.

Gjetjet vijnë si rezultat i një pune kërkimore shumëvjeçare ndërkombëtare me mbështetje financiare prej 50 milionë dollarësh për të kuptuar më mirë akullnajën më të gjerë në botë.

“Kjo shkrirje ekstreme po ndodh brenda çarjeve dhe nëpër shtresat e akullit, në zonat që ne i quajmë tarraca. Pra, çështa nuk është se si po vijon shkrirja, por si funksionon dhe ku ndodh”, thotë Britney Schmidt , shkencëtare, Universiteti Cornell.

Lajmi i mirë është se pjesa më e madhe e zonës nënujore që ata eksploruan po shkrihet shumë më ngadalë nga sa pritej.

“Kur shkuam në Thwaites dhe vëzhguam nën akullnajë, gjetëm ujë jashtëzakonisht të ngrohtë. Ishte rreth një shkallë e gjysmë mbi ngrirjen dhe kjo duhet të nxiste një shkallë relativisht të lartë të shkrirjes. Por ajo që vumë re gjithashtu ishte se kjo shtresë uji të ëmbël, pikërisht në bazën e akullit, krijon një pjerrësi të dendur dhe pikërisht kjo pjerrësi ndalon nxehtësinë të kalojë nga oqeani në akull. Modelet tona kompjuterike, ato nuk janë në gjendje të përfaqësojnë këtë shtresë të ujit të ëmbël. Pra, ato prodhojnë ose parashikojnë një shkallë shumë më të lartë të shkrirjes nga sa në fakt kemi vërejtur në fakt, sepse nuk përmbajnë fizikën e nevojshme për t’i përshtatur plotësisht ato”, thotë Peter Davis , oqeanograf, British Antarctic Survey.

Lajmi i keq është se kjo realisht nuk e ndryshon sasinë e akullit që shkëputet nga akullnaja dhe do të ngreje nivelin e detit, thotë Davis, autori kryesor i një prej studimeve.

Zoti Davis thotë se për akullnajën Thwaites shkëputja është problem më i madh sesa shkrirja. Sa më shumë që akullnaja thyhet apo shkëputet, aq më shumë akulli noton në ujë.

Kur akulli është pjesë e akullnajës, ai nuk ngre nivelin e detit, por kur shkëputet, ai shton nivelin e përgjithshëm të ujit, njësoj sikurse ndodh kur hedhim në gotë një kub akulli, i cili e ngre menjëherë nivelin e ujit./VOA

Paraardhëse

Do t’i zërë apo jo vendin në Përputhen? Bora ka dy fjalë për Efin

Pasardhëse

Nuk ka paqe mes çiftit, Kiara e acaruar me Luizin: Çfarë të dukem ty, një copë druri?

Pasardhëse

Nuk ka paqe mes çiftit, Kiara e acaruar me Luizin: Çfarë të dukem ty, një copë druri?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.