Deputetja e PS, Klotilda Bushka, dha sot detaje në emisioni ‘Breaking’ nga nisma e maxhorancës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Sipas saj, presidenti duhet të qëndrojë mbi palët dhe mos të ketë anësi politike. “Ilir Meta është modeli që nuk respekton parimet kushtetuese”, – tha Bushka, e cila shtoi se shkarkimi i presidentit nuk është çështje hakmarrje.
“Gjykata Kushtetuese ka kompetencën për të qenë hallka e fundit për të vendosur. Gjykata Kushtetuese do të vlerësojë aktet dhe gjetjet mbi shkeljet e presidentit. Do t’i shohë dhe shqyrtojë se sa të bazuara janë gjetjet e komisionit hetimor”, – tha deputetja e PS-së.
Bushka shtoi se si Partia Socialiste nuk ka asnjë avantazh, por kërkesa e 49 deputetëve është bërë për një arsye të rëndësishme për vendin.
“Kërkesa e 49 deputetëve i shërben demokracisë së shëndoshë në Shqipëri. Nga konkluzionet tona, shkeljet e Metës janë të rënda. Duhet të gjithë ta dinë se Kushtetuta ka disa caqe që nuk munden të kalohen. Kërkesa e deputetëve i hapi rrugë një hetimi. Nuk ka rëndësi se kur është momenti për të bërë diçka, ndodhën disa gjëra, ne kemi për detyrë që të qartësojmë situatat”, tha deputetja e Partisë Socialiste.
Bushka sqaroi se ky nuk është problemi më i madh që ka vendi. “Por kush është dikush që ka në detyrë të merret me çështje të ndryshme brenda shtetit, do merret me të gjitha. Sigurisht që ka prioritete si pandemia, rindërtimi e shumë të tjera, por duhet të merret në shqyrtim edhe kërkesa për shkarkimin e Metës”, – tha deputetja.
Diskutime rreth kësaj post