• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

“Shkelja” e paktit nga SHBA, Irani: Të nisë puna për anijet luftarake bërthamore

13 December, 2016
në Botë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Irani ka urdhëruar shkencëtarët e saj gjatë kësaj të marte që të fillojnë zhvillimin e sistemeve për anije ushtarake të afta për të mbajtur lëndë bërthamore, në përgjigje të asaj që Teherani e quan si shkelje nga Amerika të marrëveshjes historike bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore.

Ekspertët bërthamorë thonë gjithsesi se lëvizja e presidentit Hassan Rouhani, nëse realizohet, do të kërkonte nga Irani që të pasuronte uraniumin në një pastërti të zbërthyeshme mbi nivelin e lejuar nga marrëveshja bërthamore, duke qetësuar kështu frikërat se Teherani është duke krijuar një bombë bërthamore.

Njoftimi i Rouhanit shënoi edhe reagimin e parë zyrtar dhe konkret të Teheranit ndaj vendimit të marrë prej Kongresit amerikan muajin e kaluar për të zgjeruar disa sanksione ndaj Republikës Islamike, gjë që do ta bënte më të lehtë për rivendosjen e sanksioneve të hequra falë paktit bërthamor.

Rouhani e përshkroi teknologjinë si një “helikë bërthamore që do të përdoret në transportin detar”, por nuk tha nëse kjo nënkuptonte vetëm anijet luftarake apo me shumë mundësi edhe nëndetëset. Irani deklaroi në vitin 2012 se ishte duke punuar mbi të parën nëndetëse bërthamore të saj.

Deklarata e Rouhanit do të rrisë edhe më shumë tensionet me Uashingtonin, të cilat aktualisht janë në një pikë disi kritike për shkak të angazhimit të presidentit të zgjedhur Donald Trump për të anuluar marrëveshjen bërthamore, sipas së cilës Irani kufizon aktivitetet për prodhimin e karburantit bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike.

Rouhani urdhëroi gjithashtu prodhimin e karburantit për anijet detare me kapacitete bërthamore, “në një linjë me zhvillimin e programit paqësor bërthamor të Iranit”. Por, bazuar mbi paktin bërthamor që Irani ka arritur me Shtetet e Bashkuara, Francën, Gjermaninë, Britaninë, Rusinë dhe Kinën, nuk është i lejueshëm pasurimi i uraniumit mbi nivelin e pastërtisë prej 3.67%  për 15 vitet e ardhshme, një nivel që nuk ka gjasa të mjaftojë për të vënë në lëvizje anije të tilla luftarake.

Paraardhëse

Çelja e negociatave, Vendet anëtare të BE: Ok me rekomandimin për Shqipërinë!

Pasardhëse

Cristiano: Dua 5 Topa të Artë, sa Messi!

Pasardhëse

Cristiano: Dua 5 Topa të Artë, sa Messi!

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.