• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shkarkimi i presidentit! Frrok Çupi krahason Ilir Metën me liderin famëkeq dhe nxjerr detajet e frikshme

3 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
195
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti Frrok Çupi ka bërë një koment lidhur me vendimin për të shkarkuar presidentin Ilir Meta, të cilin e ka krahasuar me presidentin sudanez Omar Al- Bashir.

Postimi i plotë:

“Para Metës ishte Omar Al-Bashir

Nga Frrok Çupi

Çfarë po ndodh tani me Ilir Metën, president i Republikës së Shqipërisë, kjo ka ndodhur me presidentin Omar Al- Bashir. Të dy presidentët kanë vitin e përbashkët kur u takuan: 2009. Ndërsa Ilir Meta, atë vit, ngjitej për në majat e larta të pushtetit, bash në vitin 2009 Al- Bashir po rrëzohej poshtë në humnerë. Ilir Meta u ngjit në fronin e zëvendës- kryeministrit e pastaj të kryetarit të Kuvendit dhe të presidentit të Republikës, Al- Bashir po shkonte në qeli.

Ky ishte takimi virtual në kohë mes Metës shqiptar dhe Al- Bashir, sudanez.

Viti 2021 është përsëri një vit tjetër që i bashkon të dy presidentët, njëri me ngjyrë nga kontinenti afrikan dhe tjetri nga kontinenti evropian. Të dy takohen përsëri, por që të dy të rrëzuar nga froni. Kuvendi i Shqipërisë sot ka mbledhur 50 firma deputetësh- 14 më shumë se sa nevojiten, për shkarkimin e presidentit Meta. Nesër nis seanca parlamentare për shkarkimin e tij.

Nuk i dihet nëse këta dy liderë janë takuar ndonjëherë mes tyre, por kanë atributin e ‘çmendur’ që ngjajnë si dy pika uji edhe pse jetojnë në dy kontinente tepër të kundërt: Afrikë- Evropë. Të dy liderët takohen edhe në një moment shumë krucial, në akuzën e përbashkët që i rëndon si njërin edhe tjetrin. Për Ilir Metën sot u formulua akuza e fundit, akuza e ‘nxitjes së urrejtjes që solli vrasje’ ditën para ditës së votimeve për Parlamentin e ri…

Edhe Al- Bashir po vuan një dënim me burg për korrupsion të lartë, por Gjykata Ndërkombëtare e kërkon me akuzën ‘për krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njeriut. Meta është politikani më i korruptuar në Evropë…

Sigurisht, diku- diku, akuzat mes Metës dhe Al- Bashir, që është presidenti i fundit i shkarkuar dhe i burgosur në këtë botë, diku- diku këto akuza zbehen herë për njërin e herë për tjetrin. Por megjithatë takohen.

Takohen në faktin se Al- Bashir, sipas BBC- një pjesë të dënimit e bëri në burgun ku kishte dërguar ‘me dorën e tij’ disa gazetarë, oficerë dhe sipërmarrës. Ilir Meta u kishte deklaruar sy për sy oficerëve të Policisë në rastin e mbrojtjes së zyrave të partisë Topi, se ‘me dorën e tij’ do t’i dërgonte në burg.

Takohen me njëri- tjetrin në dhunimin e Kushtetutës. Al- Bashir kreu një grusht ushtarak shteti në vitin 1989; ndërsa Meta e kreu dy a tre herë, duke nisur që nga qershori 2019 kur anuloi dekretin për zgjedhjet lokale.

Al Bashir dhe Ilir Meta nuk takohen ‘kokë më kokë’ në akuzën e ‘genocidit’ dhe të ‘krimeve kundër njerëzimit’. Shifra e lartë e viktimave në Darfur dhe në gjithë Sudanin, e veçon nga Meta në breg të Adriatikut. Por në thelb, akti është i përafërt. Al- Bashir nuk është kapur kurrë me zë e figurë tek bën thirrje ‘kapni sfurqet, kosoret dhe çfarë të keni’, e bjeruni atyre.Por diferencën e bëjnë kontinentet e ndryshëm, jo dy presidentët. Nuk e përfytyroj Metën në Sudan, por më dridhet mishtë po ta mendoj në atë ‘liri’ gjenocidi… Ndërsa për kontinentin Evropian dhe për Shqipërinë, Ilir Meta është presidenti i parë që shkarkohet gjatë këtyre dy shekujve.

Kjo e bën kontinentin edhe më ‘vetë-kullues’”, ka shkruar Çupi.

Paraardhëse

Çfarë do të ndodhë nëse shkarkohet Ilir Meta? Kristaq Kume paralajmëron zhvillime të bujshme

Pasardhëse

Nisma për shkarkimin e Metës, juristi i njohur shpjegon procedurën: Kjo është e padiskutueshme

Pasardhëse

Nisma për shkarkimin e Metës, juristi i njohur shpjegon procedurën: Kjo është e padiskutueshme

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.