• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Me shit seks në kishë

17 March, 2016
në Opinion
0
30
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Enkel Demi

Një grup vajzash që të merrnin sytë nga bukuria kanë bërë fotografi të veshura si nuse në disa nga kishat më të bukura bizantine të vendit, në Berat, Elbasan. Çikat, të cilat janë me shpinë zbuluar dhe dekolte tejet bujare marrin poza ndjellëse sipër fronit dhespotik, para derës dhe ikonave të ikonostasit. Fotot janë marramendëse, të realizuara me mjeshtri të pashoqe dhe thuhet se janë kryer për të shërbyer që trashëgimia kulturore të bëhet e njohur nëpër botë, me ç’duket në vigjilje të pushimeve verore.

Ka qenë shumë i ashpër reagimi i Kishës Autoqefale të Shqipërisë, ndërsa në shtyp pothuaj është vënë në dukje që kjo mëri kishtare është e pavënd se në këtë botë me mentalitet të hapur ku ne jetojmë, gocat e bukura pikë mund të dalin ku është më mirë.

Fjala vjen, ta ka ënda që një nuse krahëzbuluar, me gjoks të hapur sa më s’ka të bëjë një foto në ikonostas mes shën Mërisë me Jezusin foshnje dhe një tjetër ikone të vetë Jezusit. Kudo në botë, Itali, Francë, Greqi, SHBA, Gjermani, kjo do të përbënte skandal.

Në Shqipëri jo, sepse padija në rastin më të mirë, ose jetesa mendjeprishur, na cyt drejt kapërcimit të do caqeve që besimtarët i kanë të paprekshme. Ndoshta ideatori i këtij shërbimi nuk ka marrë pjesë kurrë në një meshë orthodokse në Shqipëri, nuk ka parë kurrë në televizor një natë Pashkësh apo Kërshëndellash. Besimtarët kristianë orthodoksë, pasi kryehet mesha adhurojnë pikërisht ato ikona, luten para tyre, i përkëdhelin, i puthin. Është pjesë e besimit të tyre të lashtë mbi dy mijë vjeçar.

Meshën priftërinjtë orthodoksë e thonë pas ikonostasit që është dhe ballina, të cilën shohin besimtarët gjatë gjithë shërbesës, të shoqëruar nga këngët kishtare të muzikës bizantine, me tekset e shqipëruara nga imzot Noli. Në këtë vend ku temjani përhap aromën e tij të fortë, por karakteristike, nuk mund të shkojë një modele e veshur pak, sepse edhe në ceremoninë e vërtetë të dasmës, vashat shkojnë në kishë me krahëmbuluar dhe vello të bardhë.

Në asnjë vend të perëndimit a lindjes, nuk qëllon që të hysh në një kishë, katedrale, kapelë me krahët e zbuluar, fund të shkurtër. Të vjen dikush, klerik apo shërbyes dhe të nxjerr jashtë. Në Shqipëri si pa të keq sfidohet një traditë që ka kaluar mijëra vjet. Ndaj reagimi i Kishës mund të ishte dhe më i fortë, sepse jam i bindur që besimtarët ndjehen të përdhosur nga triumfi i padijes, siç ndodh rëndom në këtë vend.

Në fund, Kisha ankohet se këto objekte kulti ku janë bërë fotot, por dhe mjaft manastire, lipsane të shenjta, ikona dhe objekte të shenjta të adhurimit nuk janë kthyer ende, por përdoren për kësi punësh të turpshme. Ata kanë gjithë të drejtën e botës të thonë se këto vende e objekte kulti nderohen dhe janë të shenjta për të gjithë orthodoksët anembanë botës dhe sigurisht edhe për besimtarët e Shqipërisë.

Ndoshta ky është tundimi i fundit i pafesë që ka lënë për trashëgimi virtytin e vetëm, pacipërinë.

27.al

Paraardhëse

Thaçi: Kërkova njohjen e Kosovës nga Vatikani

Pasardhëse

Singapori, qyteti më i shtrenjtë në botë

Pasardhëse

Singapori, qyteti më i shtrenjtë në botë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.