Në rang global, numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 4700, ndërkohë që numërohen 127749 të infektuar. Fatmirësisht janë edhe 68300 persona të shëruar.
Këto janë të dhënat e fundit ‘Johns Hopkins Center for Health Security’.
Përqindja e të vdekurve në botë i ka kaluar 3,8%. Kina mban vendin e parë për të prekur dhe viktima, më pas Italia dhe Irani.
Dje, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli gjendjen aktuale nga koronavirusi pandemi globale.







Diskutime rreth kësaj post