• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shifrat/ A po shembet piramida e ndërtimeve në Tiranë?

11 January, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
152
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

A është industria e ndërtimit në Tiranë përballë një flluske që mund të shpërthejë nga çasti në çast? Kjo pyetje është shtruar shumë herë, kurdo që kanë dalë milionat e metrave katrorë të lejeve të ndërtimit, rritja e pandalshme e çmimeve dhe qerave, apo edhe denoncimet e orgaanizmave ndërkombëtarë për shplarjen e parave përmes kullave të reja.

Në fakt gjithnjë është ngritur një dilemë. Si spjegohet kjo rritje e pandalshme çmimesh deri në 3-4 mijë euro metri2, kur shumë apartamente janë bosh. Si arsyetohet kjo thyerje e ligjësisë mes kërkesës dhe ofertës? Pikërisht në këtë drejtim ka investiguar gazetarja ekonomike Ola Xama, në emisionin e saj “Kronos”. Duke qenë se nuk ekziston një shifër tjetër zyrtare e banesave që qëndrojnë të pabanuara në kryeqytet, emisioni është rekur të zbulojë numrin e tyre sipas dokumentave të OSHEE. Aty rezulton se në vitin 2023 janë 51,129 klientë që kanë konsumuar zero energji elektrike. Këto janë vetëm shifrat e banesave që kanë një kontratë me OSHEE, pa llogaritur ato që kanë përfunduar por nuk kanë lidhur ende kontratë dhe ato që janë në proçes ndërtimi.

Numri i apartamenteve të pabanuara është rritur 3.4 herë gjatë 5-vjeçarit të fundit, nga 14,991 në vitin 2018, në 51,129 në vitin 2023. Ritmi i rritjes së banesave bosh në Tiranë është disa herë më i lartë se kapacitetet me konsum energjie 0 në gjithë vendin, të cilat janë rritur me ritëm normal, 0.87%.

Nga 292 mijë shtëpi që kanë një kontratë me OSHEE në Tiranë, afërsisht 51 mijë nuk janë të banuara.

Por pavarësisht ofertës së lartë dhe faktit që një e pesta e shtëpive janë të pabanuara, çmimet e apartamenteve rriten dhe biznesi gjithnjë e më shumë kërkon investimin në këtë industri, duke mos u shpjeguar dot me asnjë faktor formal të ekonomisë.

Mundësia e vetme që të justifikojë investimin në ndërtim dhe mbajtjen e apartamenteve bosh, janë paratë e pista të krimit të organizuar dhe korrupsionit!

Këtë skanim i ka bërë situatës në emisionin Kronos Ola Xama. Dhe pasi ka bërë këtë radiografi ka ngritur një shqetësim: Nëse vazhdohet me këto rritme a mos po shkodet drejt një fllukse në çmimet e banesave për shkak të rritjes së kapaciteteve bosh me një marzh të pazakontë!

Paraardhëse

E pazakontë! Dua Lipa realizon tatuazh në transmetim direkt

Pasardhëse

Basha flet për herë të parë për arrestimin e Berishës: Nuk duhet te kishte përfunduar këtu,

Pasardhëse

Basha flet për herë të parë për arrestimin e Berishës: Nuk duhet te kishte përfunduar këtu,

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.