• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shifra 1,15 miliardë euro për rimëkëmbjen pas tërmetit, deputeti Bushati zbulon hapur qëllimin e socialistëve

18 February, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti Ervin Bushati është shprehur se Partia Socialiste do të kërkojë një mandat të tretë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021.

“Ka rënë koncepti i rotacionit si mekanizëm që punon vetë, apo që politika të jetë e pandëshkueshme nga ligji. Ne kërkojmë një mandat të tretë. Subjektivisht unë them që e meritojmë, por patjetër që do ta kërkojmë. Në vitin 2021 do të shkojmë me të njëjtin ekip, me Kryeministrin Rama”, – tha Bushati. “Mendoj që Shqipëria ka shumë për të bërë akoma, por vetëm PS mund t’i bëjë ato. Reformat janë të pakthyeshme dhe ne kemi treguar se kemi vullnetin dhe vizionin për t’i çuar përpara”.

Shumën prej 1,15 miliardë eurosh të mbledhur një ditë më parë për Shqipërinë në Konferencën e Donatorëve për rimëkëmbjen nga tërmeti, Bushati e quajti një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët. “Në radhë të parë ne kemi miq në Europë, dhe në botë, në radhë të dytë Europa nuk është më ajo zonja e plakë, e keqe dhe gjithë epitetet që nuk i meriton dhe që i ka marrë. Pika tjetër është që shqiptarët janë të besueshëm për komunitetin ndërkombëtar”, – tha Bushati në studion e “Dita Jonë.

Bashkë me këtë shumë, vijnë edhe përgjegjësitë. “Ky është një moment prove për financat dhe politikën shqiptare, por ne besojmë se jemi gati”, tha Bushati. “Kjo është një vlerë që nëse zbatohet në dy vite është përafërsisht në 10% të GDP të Shqipërisë. Dhe mund të përkthehet në rritje ekonomike me 5%, sepse bëhet fjalë për shifra të konsiderueshme. Por sfida për ne është që të tregojmë sa të aftë për t’i absorbuar këto fonte, sa të aftë do të jemi për të pasur programe për këtë dhe sa transparentë do të tregohemi”.

Por sipas tij, do të duhet që edhe ekonomia shqiptare të përshtatet. “Të gjitha këto para do të shkojnë në sektorin e ndërtimit. Është një moment shumë i mirë, që të kalojmë natyrshëm në fazën tjetër, të integrimit dhe ftesës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Kjo do të ndryshojë ndoshta strukturën ekonomike të Shqipërisë. Në vende kaq të vogla impakte të tilla mund të ndryshojnë ekuilibrat. Ndërtimi mund të dalë mbi bujqësinë”, – tha ai.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për hapjen e negociatave, Bushati tha se pavarësisht gjithë ndjenjave pozitive për Shqipërinë, procesi i anëtarësimit bazohet mbi meritat. “Ajo që ndodhi në tetor dhe që nuk do të ndodhë më në mars ishte që disa forca brenda Bashkimit Europian nuk ishin gati. Patjetër që ajo që ndodhi në këto raste, por kjo nuk duhet të na bëjë të harrojmë që ky është një moment vlerësues. Nëse nuk ke bërë detyrat dhe nuk je gati, Europa nuk të thërret të bëhesh pjesë e saj”, – tha Bushati.

Paraardhëse

Sa mundësi ka që në muajin mars të hapen negociatat për Shqipërinë? Flet zv.ministri i Jashtëm dhe zbulon prapaskenat që po luhen në BE

Pasardhëse

Kryemadhi bën kërkesën urgjente pasi Shqipëria arriti të grumbullojë 1,15 miliardë euro për tërmetin

Pasardhëse

Kryemadhi bën kërkesën urgjente pasi Shqipëria arriti të grumbullojë 1,15 miliardë euro për tërmetin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.